Policia e Vlorës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi në banesën që mbante në ruajtje në lagjen “15 tetori”, i’u gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale 96.4 kg. Në pranga ka përfunduar Artur Hoxhaj, banues në Vlorë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/1, të Kodit Penal.