Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar sot me qëllim ekstradimi në Itali, Manjola Priftin 43-vjeçe, banuese në Tiranë.
Prifti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
a.ç