Policia e Sarandës ka arrestuar një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në lokale nate dhe në vijën bregdetare në Sarandë.
Në pranga u vu Nuredin Hoxha banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas është ndaluar nga policia në rrugën “Kanali i Çukës” teksa udhëtonte me një motor.
Në çantën e supit shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis sativa të ndarë të doza të gatshme për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë).