Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës” ku një 37-vjeçare me iniciale E.K, këmbësore në rrugë është përplasur nga një mjet tip “Toyota’, i cili drejtohej nga një 31-vjeçar me iniciale A. H., 31 vjeç nga fshati Toç.
37-vjeçarja u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa, drejtuesi i mjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./m.j