• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku po shkon me drapër n’dorë, kryeministër?

by Kimete Berisha
26/11/2022 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Foli për Kantin, si për naj shok t’shpirtit, për të cilin u shku me lyp nuse në Internacionalen e socialistëve.

Nuk u intereson njerëzve e kaluara, edhe më pak u intereson krahasimi i shekujve e filozofitë e lashta, kur e kaluara gjithmonë duket absurde dhe e padobishme (si filozofia).

Internacionales socialiste nuk i linte përshtypje që Kurti as nuk e dinte se Kanti kishte edhe qëndrime raciste dhe pro skllavërisë.

Kanti ka shkruar se ‘afrikanët për nga natyra nuk kanë asnjë ndjenjë tjetër përveç që janë qesharakë’ dhe se ‘indianët nuk janë të aftë për asnjë kulturë’.

Dhe ka propozuar hierarkinë e racave në mesin e evropianëne.

Çka të duhet e kaluara e huazuar, kur i ke shembujt e t’u.

Ti trego kush je!

Se ata e dinë kush ishte Kanti!

Kur flet për paqen mund ta citosh pa u frikësuar se po gabon Nënë Terezën, për shembull.

Socialistët e ulën kokën kur foli kryeministri Kurti.

Jo që është veç monoton por sepse nuk i ka lexuar dy biografitë e Kantit, që e zbulojnë se jeta e tij nuk ishte veç mekanike qysh kemi kujtuar.

Kanti dinte të pinte aq shumë sa i ndodhte të mos e gjente rrugën për në shtëpi.

Edhe më keq – ishte seksist.

Kanti fliste keq për femrat.

Mendonte se femrat janë të dobëta, inferiore, dhe ‘nga djalli largohen jo që djalli është i keq, por se djalli është i shëmtuar’.

(Për femrat rrallë ka filozof që s’ka shkruar keq. Plato, Aristoteli, Sartre, sidomos Shopenhaueri…!).

Kryeministri Kurti foli me afsh për Kantin, sepse konsiderohet se filozofia e Kantit është baza mbi të cilën u ndërtua marksizmi.

Që Kanti vishej me rroba ngjyrash të ndritshme – kryeministri nuk e përmendi.

Një një moment dalldie filozofike…kryeministri foli për paqen e përhershme (të Kantit) në politikë….!

S’di ku e gjeti ky te Kanti ‘paqen e përhershme’,

se Kanti ka thënë që ‘Paqa e përhershme gjendet veç në varreza’.

Prandaj, socialistët nuk e dëgjuan.

Nuk mund të jesh atraktiv derisa flet për të kaluarën.

Nuk ka njerëz më të mërzitshëm dhe më jointeresant se sa ata që flasin për të kaluarën….!

Kur flet për të kaluarën, thuaj shkurt diçka që nuk e ka dëgjuar kurrë kush dhe gjithqysh

lidhe me të tashmen, përndryshe punë e madhe çka ka menduar Kanti për paqen e përhershme kur vet nuk ishte i zoti ta gjente paqen personale.

Këtë sekret e kanë zbuluar (dhe po e përdorin kleri myslimanë, prandaj joshin kaq shumë të rinjë pas vetes, sepse fenë e vjetër e lidhin me të tashmen (me jetën e përditshme), madje edhe me ëndrrat e natës së kaluar.

Asnjë e kaluar që s’lidhet me të tashmen – nuk është atraktive.

Kryeministri u tha socialistëve të botës se ‘Demokracia është despotizëm’, sepse kështu ka thënë Kanti për demokracinë:

‘Demokracia është, thënë siç duhet, domosdoshmërisht një despotizëm, sepse vendos një pushtet ekzekutiv në të cilin “të gjithë” vendosin pro ose edhe kundër atij që nuk është dakord’.

Kanti këtu e kishte fjalën për ‘lirinë individuale’, por Albin Kurti nuk e bëri dallimin.

Kanti ishte shumë i keq kur fliste për racat dhe për femrat, por ishte shumë i mirë kur shkruante për të bukurën dhe të madhërishmen…

Filozofia e tij për ‘dashurinë praktike’ është shumë interesante, pikërisht pse është e parealizueshme.

Për Kantin, dashuria është obligative:

‘Dashuria nuk mund të komandohet nga detyrimi – por të duam e kemi për detyrë’ – Immanuel Kant.

P.S. Kryeministri mund të konsultohet pak me ministrin e bujqësisë kur flet për tema të thella – të nëntokës.

Ministri i bujqësisë flet palidhje, ofendon dhe askush nuk e ‘heton’, as nuk e lyp në përgjegjësi.

E vetmja herë kur lë gjurmë e bëhet interesant është kur Peci qan për mbiemrin e tij.

Parmbrëmë ministri i bujqësisë tha: ‘Opozita janë bërë si ato gratë shtinëse të katunit’…

dhe askush nuk ia pa për të madhe…asnjë qytetare nuk reagoi për ofendimin e katundareve.

Kësaj i thonë kur je inekzistent edhe para kamerave.

Next Post
Aksidenti/ Makina përplaset me urbanin e Kombinatit në Tiranë: Shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Aksidenti/ Makina përplaset me urbanin e Kombinatit në Tiranë: Shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com