• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT+ VIDEO/ Prangoset banda e kokainës në Tiranë, policia i kap ‘rob’ duke trafikuar

by Java News
02/12/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pese persona jane arrestuar nga policia e Tiranes ne kuader te operacioni antidrogë i koduar “Mjegulla”, gjate te cilit eshte sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 

Njoftimi i plote i policise 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, më datë 01.12.2017, rreth orës 12.45, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”.

Si rezulat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.

2. Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.

3. Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.

4. Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.

5. Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën “Kastriotët” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMW me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot me targa AA 459 IA, në perdorim nga keta shtetas.

Ne Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” me targa AA 761 KK, për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

4 automjete

8 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi, Afrim Shaba, Arian Kërtusha dhe Pirro Çapi.

Next Post
Vjosa e përmbytur, 400 efektivë të Forcave të Armatosura evakuojnë 89 persona

Vjosa e përmbytur, 400 efektivë të Forcave të Armatosura evakuojnë 89 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In