• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Rrëzuan shërbimet qeveritare dhe TIMS! Ja autorët e dyshuar të sulmit kibernetik (FOTO)

by
12/09/2022 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria kohët e fundit ka rënë pre e sulmeve kibernetike dhe për këto sulme është akuzuar Irani, me të cilët vendi ynë ndërpreu dhe marrëdhëniet diplomatike.

Vetëm pak ditë më parë u sulmua dhe u bllokua për disa orë sistemi TIMS i Policisë së Shtetit. Mediat iraniane kanë publikuar edhe emrat e disa personave që dyshohen se janë dhe autorët kryesorë të sulmit kibernetik në Shqipëri.

“Iranintl” shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë.

Mohammad Bagher Shirinkar

Mediat iraniane shkruajnë se një ndër personat përgjegjës për këtë sulm kibernetik nën emrin e projektit “Sayad” është kompania iraniane “Iliant Gostar” nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar. Ai u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Thesarit me akuzën se ishte i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike).

Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane “Iliant Gostar”.

Mehdi Hashemi Taghraljardi është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së.

Hamidreza Lashgarian

Celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë së IRGC-së Shahid Kaveh, nën një individ të quajtur Hamid Reza Lashgarian.

Dokumentet e klasifikuara, nga Irani, zbulojnë kërkime sekrete se si një sulm kibernetik mund të përdoret për të fundosur një anije mallrash ose për të hedhur në erë një pompë karburanti në një pikë karburanti.

Të gjitha grupet kibernetike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike veprojnë nën mbikëqyrjen e Hamidreza Lashgarian, me lehtësitë e ofruara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

-Hamidreza Lashgarian:

-Mehdi Hashemi Togharjardi:

-Mohammad Bahger Shirinkar:

-Mohammad Hossein Shirinkar:

-Fatima Zahra Farrokh:

/e.d

Next Post
“Rama përfitues”/ Mos shkarkimi i Metës, Gjikondi: Turp i madh! Nuk di, veç dalja me kallash kishte mbetur

"SPAK mos bëj qoka"/ Gjikondi: Politikanët e korruptuar të goditen aty ku u dhëmb më shumë, t’u konfiskohen pasuritë që u kanë grabitur shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In