Gjatë operacionit të Prokurorisë së Posaçme përveç anëtarëve të grupeve kriminale janë lëshuar urdhër arreste edhe për tre punonjës policie.
Bëhet fjalë për policët Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jasharin si dhe për Altin Morinën, i cili dikur ka qenë ish efektiv i RENEA-s.
Ndërkohë, Erigert Mitri aktualisht mban postin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.