• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emrat/ Mali i Zi, tuneli 30 metra në Gjykatën e Lartë, dyshohet se u hap nga 4 shtetas serbë

by Java News
22/09/2023 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tuneli nëntokësor rreth 30 metra i gjatë deri te depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiç.

Axhiq tha në një konferencën për shtyp më 22 shtator se në krim morën pjesë, Veljko Markoviç (32 vjç), Milan Markoviç (53 vjeç), Dejan Jovanoviç (30 vjeç) dhe Vladimir Eriç (32 vjeç), që të gjithë nga Serbia.

Ata ishin ndihmuar edhe prej njerëzve nga Mali i Zi, sipas tij. Ai madje i shfaqi edhe fotografitë e tyre për gazetarë gjatë konferencës. Tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator.

Policia nuk ka gjetur askënd në banesën që ndodhet në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës dhe siç është konstatuar, banesa u është dhënë me qira personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.

Axhiç tha se është paraqitur padi edhe ndaj dy personave të paidentifikuar.

Të gjithë ata, ikën nga Mali i Zi në grupe të vogla më 11 shtator pasi e kreu krimin, ditën kur u zbulua se depoja ishte plaçkitur, prandaj edhe nuk kanë mundur të arrestoheshin.

“Ka një lidhje mes kësaj organizate dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe me persona që aktualisht janë në Administratën për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe që janë të lidhur me një nga organizatat kriminale në vend”, tha Axhiq.

Shumica e të identifikuarve kanë të kaluar kriminale dhe janë në regjistrat e krimeve të vendeve të tjera, tha Axhiq, duke shtuar se autoritetet e kanë një pistë tashmë e cila i çon ata te autorët.

Duke qenë se ata nuk janë nga Mali i Zi, tha ai, është e rëndësishme që ata të arrestohen në bashkëpunim me shërbimet shtetërore nga rajoni.

Ai shtoi se në krim morën pjesë së paku pesë persona të tjerë, të cilët ofruan ndihmë logjistike, apo mbështetje tjetër.

Axhiq e shfaqi edhe një fotografi të një gruaje e cila është e lidhur me atë rast, duke thënë se ajo është shtetase e Malit të Zi dhe se nuk dihet nëse ajo është larguar nga vendi.

Ai tha se autoritetet kanë një pistë që i çon te autorët dhe se nga veprimet e mëtejshme duhet të përcaktohet nëse personi i Gjykatës së Lartë mori pjesë në një organizatë kriminale, apo nëse vetëm ka lidhje me të.

“Duke qenë se tashmë kemi një lidhje të caktuar mes personave të Gjykatës së Lartë, organizatës kriminale që ka gërmuar dhe atyre që qëndrojnë në UIKS, jemi një hap më afër zbulimit të motivit të vërtetë të gërmimit të tunelit dhe hyrjes në depo”, shtoi Axhiq.

Ai tha se nuk do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, të japë dorëheqje.

“Kam informacion se Saviqi ka përdorur çelësat e depos dhe se është dashur të njihet me të gjithë ata që kanë qëndruar në depo. Hetimi shtesë do të tregojë nëse ai ka ndonjë lidhje. Nuk kemi asnjë informacion se Saviqi është i lidhur me këto aktivitete kriminale”, theksoi ai./rel/m.j

Next Post
Qëlloi policin me dy plumba, berberi identifikoi autorin: Preu paradite flokët te unë dhe u largua bashkë me djalin tim

Qëlloi policin me dy plumba, berberi identifikoi autorin: Preu paradite flokët te unë dhe u largua bashkë me djalin tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In