• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat e shumat/ Meta, punësime me pagesë në Presidencë?! Emëroi në poste kyçe persona që derdhën para në arkën e LSI

by Java News
05/10/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta sjell të dhëna që ngrenë dyshime serioze për një tjetër skemë klienteliste dhe korruptive të Ilir Metës me punësimet në Presidencë, gjatë mandatit të presidencial 2017-2022. Persona që kanë hedhur para për të mbushur arkën e LSI-së gjatë kohës kur drejtohej ende nga Ilir Meta, janë punësuar më pas nga ky i fundit në Presidencë pas zgjedhjes nga Kuvendi në krye të shtetit. Ky dokument zyrtar tregon se znj.

Sara Lleshi, ka paguar rreth 1.4 mijë USD për fushatën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, fushatë që është drejtuar nga Ilir Meta. Më pas, Meta shpërblen Sara Lleshin duket e emëruar në Presidencë, në pozicionin e ndihmëses së Ilir Metës, me pagë mujore rreth 1.4 mijë USD në muaj.

Majlind Lazimi, kushëri i Monika Kryemadhit, ka derdhur rreth 1 mijë USD në arkën e LSI-së për zgjedhjet e qershorit 2017. Lazimi, i lakuar për abuzime kur ishte drejtor i ‘Postës, u emërua nga Meta si këshilltar në Presidencë. Meta emëroi këshilltar për sigurinë edhe Bahri Shqirin, i cili figuron gjithashtu në listën e donatorëve të LSI-së.

Në fund të muajit korrik 2017, një javë pasi hyri në Presidencë, Ilir Meta emëroi Alqi Bllakon si Sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, edhe pse më pas, kur Bllako iu bashkua PS-së, Meta e akuzoi për historinë e inceneratorëve. Bllako, ashtu si Sara Lleshi, rezulton në listën e donatorëve të LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017. Edmond Panariti ka kontribuar me rreth 1.5 mijë USD në arkën e LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Në vitin 2020, Meta emëroi Panaritin drejtor kabineti në Presidencë.

Emërime të kësaj natyre konfirmojmë edhe një herë përdorimin në vijimësi të Ilir Metës për interesa familjare dhe partiake, arsye për të cilën aleati i tij, Sali Berisha, u shpall non gara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 19 qershor të vitit 2021.

Në 21 nëntor të vitit 2013, kunati i Ilir Metës, Drini Kryemadhi, u emërua në kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, si inxhinier mekanik, por me pagë më të madhe se sa CEO i SGS-së.  Drini Kryemadhi ka marrë rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, dhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë.

Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve. SPKA ka regjistrua në procedim penal për këtë çështje dhe po vijon hetimet./shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Kishin qëllim shkatërrimin pa kthim të gjithë sistemeve”/ Rama për sulmet kibernetike: Dokumentet e publikuara s’ishin sekrete

“Është njësoj si të bombardojë dikush”/ Rama flet për gazetën amerikane për sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë: Ja pse s'kërkuam nga NATO të përdorin Nenin 5

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga Uljan Shpataraku

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com