• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat e anëtarëve të KED, shorti hidhet mes debateve të ashpra

by Java News
07/12/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot procesi i hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një proces që po shoqërohet me debate mes pozitës dhe opozitës, i nisur prej ditës së djeshme. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim iu drejtuan me letër Kuvendit, ku i kërkonin të ndërpriste procedurat për shortin e KED, duke i cilësuar si antikushtetuese.Debati është zhvendosur sot në Kuvend, ku deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka vijuar me akuza, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. Ka qenë deputeti socialist, Ulsi Manja, i cili iu ka kërkuar konsensus për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, ashtu siç ndodhi me reformën në drejtësi.

Halimi: Presidenti thotë se nuk e hedh shortin pa u bazuar në Kushtetutë, do pres kriteret ligjore. Më të mirë të zgjedhin kupolën e emërimeve në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Kush është kryetari i Kuvendit, si mundet t’iu thotë institucioneve të pavarura “ju do më sillni këtë listë”. Ky ndryshim i paligjshëm në mes të procesit është i papranueshëm. Kjo përbën hapur tentativë për të ndikuar në sistemin e drejtësisë. Gjykata Kushtetuese është bllokuar, me 3 gjyqtarë më pak. Prandaj, propozimi i PD ishte që deri në mbushjen e këtij boshllëku procesi nuk mund të bëhet.

Manja: Refuzimi i një institucioni kushtetues është antikushtetues. Për opozitën rëndësi kanë pasur emrat, ndërsa për ne rëndësi ka pasur zbatimi i Kushtetutës dhe procesi. Unë nuk di me aq sa e kam lexuar Kushtetutën, në asnjë nen të saj nuk thuhet apo nuk përcaktohet një afat kohor për dispozitat transitore. Në këtë mënyrë, Kuvendi është i detyruar të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. Kështu që jemi në situatën e krijimit të KED. Nuk dua të humbim asnjë minutë kohë në krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duan. Hajdeni, që ashtu siç miratuam reformën me konsensus, të krijojmë me të njëjtën frymë dhe institucionet e reja. 

Anetaret pas shortit Gjykata Kushtetuese:

Besnik Imeraj

Altina Xhoxhaj

Vitore Tusha anetare zevendesuese

Gjykata e Lartë

Artan Broci

Shkelzen Seli anetare zevendesues

Prokuroria e Pergjithshme

Rovena Gashi

Gjykata e Apelit per emrimet ne KED

Enton Dhimitri

Fatos Qato

Nga Gjykata Administrative

Ahmet Jangulli

Anëtari zëvendësues nga Gjykatat e Apelit dhe Administrative

Sotiraq Lubonja

 

vijon

Next Post
Çfarë do të thotë njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit?

Çfarë do të thotë njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In