• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë do të thotë njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit?

by A R
07/12/2017 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lëvizje të dënuar prej pjesës më të madhe të botës, Donald Trump ka shpallur se SHBA do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Çfarë do të thotë kjo lëvizje kontradiktore e presidentit amerikan, për aktorët kryesorë?

Procesi i paqes

Ai ka qenë “në buzë të varrit”, që kur misioni për paqen i ish Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dështoi në vitin 2014. Por komuniteti ndërkombëtar – përveç SHBA – është i bashkuar, kur thotë se pranimi i Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, i jep një goditje fatale çdo shprese për të ringjallur bisedimet e paqes. Statusi i Jeruzalemit është një prej çështjeve themelore, që diplomatë dhe paqebërës kanë thënë se duhet të dakordësohet mes dy palëve në negociata.

Palestinezët

Ata do ta shohin deklaratën e Trumpit, si fundin e shpresave të tyre dhe kërkesave për Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të një shtet të ardhshëm palestinez. Ndonëse pak palestinezë duan një rikthim tek dhuna, shumë prej tyre do të ndjejnë se përpjekjet diplomatike nuk i kanë afruar drejt një shteti të vetin, dhe do të shohin pak alternativa, përveç veprimit të drejtpërdrejtë.

Shteti i Izraelit

Qeveria izraelite padyshim që do të ngazëllehet. Që kur e pushtoi Jeruzalemin Lindor në luftën 6-ditore në vitin 1967, Izraeli e ka shpallur qytetin si kryeqytetin “e përjetshëm dhe të pandashëm” dhe ka kërkuar njohje ndërkombëtare. Kjo do të përforcojë pikëpamjen e shumë politikanëve izraelitë, që thonë se nuk fitohet gjë nga negociatat me palestinezët. Afro 200 mijë izraelitë që jetojnë në vendbanimet në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, në mënyrë të paligjshme sipas ligjeve ndërkombëtare, gjithashtu do të festojnë.

Rajoni

Lëvizja e Trumpit do të destabilizojë më tej një rajon edhe kështu shpërthyes. Presidenti i fuqishëm turk, Rexhep Taip Erdogan tha se SHBA “po e zhyt rajonin dhe gjithë bojën në një flakë, fundi i të cilës nuk duket”. Turqia la të kuptohet se mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, nëse plani ecën përpara. Sauditët – aleatë të rëndësishëm të SHBA në rajon – besojnë se kjo lëvizje dëmton përpjekjet e vazhdueshme të RIadit, për të rigjallëruar planin e paqes. Vendet arabe kufitare me Izraelin – Egjipti, Jordania, Libani dhe Siria – me siguri që do e dënojnë lëvizjen.

Evropa

Shumica e vendeve evropiano-perëndimore do të jenë thellësisht të alarmuar nga njohja prej SHBA, e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Por një pikëpyetje e rëndësishme është nëse BE do të veprojë, si për shembull vendosjen e ndalimit të importeve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor, apo refuzimin për të bërë biznes me kompani izraelite që veprojnë në territoret e pushtuara, duke u vendosur kështu në një rrugë qartësisht të ndryshme nga SHBA.

Të krishterët në Tokën e Shenjtë

Patriarku Theofilos III, që shihet gjerësisht si figura më e lartë e krishterë në Jeruzalem, si dhe shumë udhëheqës të tjerë të kishës në Tokën e Shenjtë, i dërguan një letër Trumpit sot ku e paralajmëronin për një “dëm të pariparueshëm”. Lëvizja e tij “do të nxisë urrejtje, konflikte, dhunë dhe vuajtje në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë, duke na larguar edhe më shumë nga objektivi i unitetit, dhe më thellë drejt një ndarje shkatërrimtare”, shkruanin ata. Udhëheqësit e kishës do të jenë në ankth për të mbrojtur vendet e krishtera.

Vetë qyteti

Në vitin 2015, palestinezët përbënin 37% të popullsisë së qytetit prej 850 mijë banorësh. Shumë prej tyre jetojnë në shtëpi dhe lagje të mbipopulluara, pa qenë në gjendje të sigurojnë leje për zgjerim apo ndërtim. Tre të katërtat jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe 25% jetojnë në lagje  të shkëputura nga pjesa tjetër e qytetit, prej murit ndarës. E vështirë të kuptosh se si lëvizja e Trumpit do të përmirësojë kushtet për ta. Nir Barkat, kryebashkiaku i qytetit, tha dje se “këtu në Jeruzalem dhe Izrael ne e duartrokasim presidentin”, dhe nëse njerëzit bëhen të dhunshëm, “ata do e paguajnë shtrenjtë”.

The Guardian – Përgatiti: Bota.al

Next Post
Presidentja e Kroacisë Kitaroviç në OKB: Nuk jemi fajtorë me Serbinë, mbrojtëm veten

Presidentja e Kroacisë Kitaroviç në OKB: Nuk jemi fajtorë me Serbinë, mbrojtëm veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

September 1, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com