• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Emrat e 18 kosovarëve që planifikonin sulmet terroriste në Shqipëri

by Java News
18/11/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i madh kundër një grupi të dyshuar terrorist për të parandaluar së paku një sulm kundër kombëtares së Izraelit në Shqipëri, ka dërguar në burg 18 kosovarë. Ata me vendim të një gjyqtari do të jenë së paku një muaj në paraburgim.

Megjithatë, Policia e Kosovës, por edhe Gjykata ka vendosur që t’i mbajë larg publikut emrat e të arrestuarve- si një lloj sekreti.

Gazeta Express ka mësuar nga burime të saj që monitorojnë sistemin e drejtësisë se në këtë operacion që autoritet po tentojnë ta mbajnë larg publikut janë arrestuar këta kosovarë, kryesisht gjeneratë shumë e re : Visar Ibishi (1990), Liridon Morina (1988), Bujar Brahimi (1985), Burim Istrefi (1988), Kenan Plakaj (1986), Leotrim Vojvoda (1995), Leotrim Musliu (1994), Lulzim Gashi (1990), Arton Ahmeti (1993), Argjend Shatri (1994), Besart Peci (1983), Mexhid Shkreta (1985), Leotrim Syla (1997), Arber Krasniqi (1984), Hajdar Rushiti (1988), Arianit Metallati (1999) dhe Flamur Gashi (1993)
Policia e Kosovës nuk ka pranuar që të konfirmojë listën e personave të arrestuar së fundi nga ta me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Rasti ka kaluar ne kompetence te organeve te drejtësisë te cilëve mund t’i referoheni për informacione te mëtutjeshme”, ka thënë për Express një zyrtar nga Zyra për Informim e Policisë.

Gazeta Express ka provuar që të ketë qasje në listën të arrestuarve të fundit, por Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar pa asnjë arsye.

“Ju njoftojmë se gjyqtari i procedurës paraprake deklaron se nuk mund t’ju dërgohet kopja e vendimit për caktimin e paraburgimit për rastin të cilin jeni interesuar”, ka thënë për Express një zëdhënës i kësaj gjykate.

Gazeta Express merr vesh që edhe persona të tjerë janë nën vëzhgim nga autoritete e rendit në vend, dhe ato ndërkombëtare, dhe numri i të arrestuarve deri në fund të operacionit mund të shkoi deri në mbi 30 persona.

Deri tash në ndërlidhje me këtë rast ka pasur të arrestuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, por që të dyja ato operacione ndërlidhen me grupin e Kosovës, që janë këta këta gjenerata e re e të prekurve nga idetë e islamit radikal që lypin shtet me “Shariat” përmes “xhihadit”, të frymëzuar nga lëvizja e islamit politik e njohur si wahabizmi.
Pos Policisë së Kosovës që ka thënë që kanë parandaluar sulme terroriste në Shqipëri, edhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, ka deklaruar se autoritete kosovare kanë parandaluar një sulmi terrorist të militantëve të grupit Shteti Islamik ndaj kombëtares së Izraelit në futboll.

“Më kujtohet sulmi brutal ndaj ekipit olimpik izraelit në Munih më 1972, dhe druaj se ky sulm mund të kishte qenë po aq i keq ose edhe më i rëndë”, ka shtuar Engel.
Që nga vera e viti 2014, kur Kosova iu bashkua aleancës ndërkombëtare Anti-ISIS në vend janë zhvilluar shumë operacione kundër-terrorizëm, janë arrestuar po ashtu dhjetëra të dyshuar për përfshirje në luftërat në Irak e Siri, si xhihadistë, një pjesë e mirë e tyre janë akuzuar e gjykuar, e pak prej tyre edhe janë dënuar. Me aktakuza së fundi janë prekur edhe imamë të fuqishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe lider politikë islamikë.

Kosova për një kohë të gjatë është konsideruar si vendi më i prekur në Europë nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në grupet terroristet ku strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm e Qeverisë thotë që numri i pjesëmarrësve kosovarë në këto grupe kishte qenë mbi 300 xhihadistë që kur përllogaritet me numrin prej 1.8 milionë banoresh jep të dhëna alarmante.

Aktualisht, sipas Blerim Ramës nga njësia kundër-terrorizëm e Policisë së Kosovës janë në Siri mbi 140 kosovarë, por ai nuk ka specifikuar se a bëhet fjalë vetëm për luftëtarë apo edhe për familjarët e tyre, gra e fëmijë.

Në këtë konflikt nuk është plotësisht e konfirmuar, por edhe autoritete flasin për një numër të kosovarëve të vrarë në të që sillet rreth 60 viktima- ose të cilësuar nga grupi SISI dhe krahu i Al-Kaidës në Siri, Xhabhatu Al-Nusra si “shahidë” (dëshmorë).
Express/d.i.

Next Post
Gjendet i pajetë trupi i gruas së zhdukur në lumin Kir

Gjendet i pajetë trupi i gruas së zhdukur në lumin Kir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In