• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Arrestimet në Sarandë, kush janë ish-drejtori dhe dy zyrtarët e Kadastrës që përfunduan në pranga

by Java News
24/03/2022 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e enjte 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kadastrës së Durrësit.

Gazetarja Silvi Sulaj, bën me dije për Abcnews.al, se një prej të arrestuarve është Andri Dhima ish-drejtori i Kadastrës, ndërkohë thekson se dy prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e katër të arrestuarve.

Në pranga kanë rënë dhe dy zyrtarët e tjerë, Vasil Lango dhe Saimir Braho.

Nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e arrestimit, pasi operacioni i koordinuar nga Prokuroria e Vlorës është duke u zhvilluar.

Pak javë më parë, policia e Sarandës, sërish me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA 2”. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 4 shtetasve. Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e tyre.  Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Hetimi i këtij rasti është bërë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vitin 2021, dhe në bazë të kallëzimit penal të ardhur nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2022.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA 2”. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve:

  1. Dh., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;
  2. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;
  3. B., 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;
  4. Y., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit.   

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./m.j

Next Post
Pushtimi rus/ Lufta në Ukrainë, roli i trupave çeçene dhe kërcënimet e Kadyrov

Pushtimi rus/ Lufta në Ukrainë, roli i trupave çeçene dhe kërcënimet e Kadyrov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com