• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ 43 deputetë të Kuvendit futën mallra pa doganë, privilegjet që u jep ligji

by Java News
28/10/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë. Dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore. Ligjvënësit shqiptarë kanë shfrytëzuar një privilegj që ua jep ligji, për të futur, një herë gjatë mandatit, mjete të ndryshme që lidhen me punën e tyre, pa paguar taksa në pikat doganore, siç paguajnë të gjithë shqiptarët. Teksa përkufizimi ‘mjete pune’ mbetet shumë subjektiv, 31 për qind e deputetëve janë pajisur me një vërtetim nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend, për të sjellë në Shqipëri mjete, pa paguar detyrimet doganore. Në vitin 2016, 13 deputetë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Shumica e ligjvënësve dhe ish-ligjvënësve u përkasin partive opozitare. Pjesë e listës janë Florjon Mima, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Nard Ndoka, Roland Keta, Arben Çuko, Sadri Abazi, Bedri Hoxha, Ylli Shehu, Vladimir Kosta etj. Në vitin 2015, janë 14 deputetë dhe ish-deputetë, të cilët kanë tërhequr një vërtetim nga organet e Kuvendit, për të kaluar mjete në pikat kufitare pa paguar taksa. Pjesë e listës janë Vasilika Hysi, Kozma Dushi, Erjeta Alhysa, Erion Braçe, Edlira Çekrezi, Irma Kopliku, Astrit Patozi, Anduel Xhindi, Flamur Noka, Liljana Elmazi Billa, Mira Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka. Në vitin 2014, janë 16 deputetë dhe ish-deputetë të cilët kanë përfituar nga ky privilegj i parashikuar në ligj. Lista kryesohet nga Halim Kosova, Taulant Balla, Helidon Bushati, Sherefedin Shehu, Ermonela Felaj Valikaj, Arben Ndoka, Dashamir Peza, Vangjel Tavo, Mark Frroku, Tom Doshi, Bedri Mihaj, Astrit Veliaj, Ardian Turku, Parid Cara, Omer Mamo dhe Armando Prenga.

Baza ligjore

Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim. Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Mjete pa doganë

Dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore.

Ligji
Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet.

Deputetët e pajisur me vërtetim për të kaluar mjete pa doganë

Viti 2016

1. Arben Çuko

2. Florjon Mima

3. Eduard Halimi

4. Gent Strazimiri

5. Nard Ndoka

6. Roland Keta

7. Sadri Abazi

8. Irma Kopliku

9. Bedri Hoxha

10. Ylli Shehu

11. Vladimir Kosta

12. Dashamir Kamberi

13. Shkëlqim Troplini

Viti 2015

Vasilika Hysi
Kozma Dushi
Erjeta Alhysa
Erjon Braçe
Edlira Çekrezi
Irma Kopliku
Astrit Patozi
Luçiano Boçi
Anduel Xhindi
Flamur Noka
Liljana Elmazi Billa
Mira Shehu
Oerd Bylykbashi
Edi Paloka

Viti 2014

1. Halim Kosova

2. Taulant Balla

3. Helidon Bushati

4. Sherefedin Shehu

5. Ermonela Felaj Valikaj

6. Arben Ndoka

7. Dashamir Peza

8. Vangjel Tavo

9. Mark Frroku

10. Tom Doshi

11. Bedri Mihaj

12. Astrit Veliaj

13. Ardian Turku

14. Parid Cara

15. Omer Mamo

16. Armando Prenga

Shpenzimet e deputetëve për hotele dhe bileta
Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, duke përfshirë bileta avioni, hotele, dieta, dreka dhe darka, u kanë kushtuar 13 341 516 lekë taksapaguesve shqiptarë. Në krye të listës, sa i takon kostos së vizitave jashtë vendit, ndoshta edhe për shkak të pozicionit të tyre në raport me marrëdhëniet me jashtë, qëndrojnë deputetët Namik Dokle me 1 119 563 lekë të shpenzuara, i ndjekur nga Arta Dade me 1 917 933 lekë të shpenzuara, Valentina Leskaj me 1 330 563 lekë të shpenzuara, Pandeli Majko me 820 504 lekë, Ilir Meta me 771 431 lekë, Luljeta Arapi me 576 950 lekë, Jozefina Topalli me 561 317 lekë të shpenzuara nga paratë publike, Anastas Angjeli me 525 712 lekë etj. Sipas dokumentacionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, gjatë vizitave jashtë vendit, ka shpenzuar 498 euro për akomodim në hotel. Ndërsa deputetja Arta Date ka shpenzuar 3 229 euro për akomodim në hotele gjatë vizitave jashtë vendit.

Edhe deputetja Edlira Cerkezi ka shpenzuar 405 euro për fjetje në hotel, ndërsa deputeti demokrat Eduard Selami ka shpenzuar 495 euro. Deputetja Esmeralda Shkjau ka shpenzuar 111 euro, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shpenzuar 365 euro, deputeti Fatmir Toçi 2342 euro, ndërsa deputeti Gentian Bejko 352 euro. Lista vijon me Jozefina Topallin, e cila ka shpenzuar për fjetje në hotele 1340 euro, Klodiana Spahiu 492 euro, Luljeta Arapi 1143 euro, ndërsa Majlinda Bregu 532 euro. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka shpenzuar 1 582 euro, Pandeli Majko 1 567 euro, deputeti i LSI Përparim Spahiu 660 euro, Valentina Leskaj 1455 euro dhe Xhemal Qefalia 660 euro. /Shqiptarja.com/

Next Post
Rama: “Zagani u dënua nga Krimet e Rënda për dekonspirim”. Reagon ish-oficeri: Gënjen!

Rama: “Zagani u dënua nga Krimet e Rënda për dekonspirim”. Reagon ish-oficeri: Gënjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In