• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emmanuel Macron – kundërhelmi për Trump

by Java News
26/04/2018 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e zgjeruar e Emmanuel Macron në SHBA ishte e ndarë në dy pjesë: Në qendër të pjesës së parë ishte vetë presidenti francez dhe presidenti Trump, sepse ai e ftoi presidentin francez për vizitë shtetërore në Uashington. Macron nga ana e tij i shpjegoi me mirësjellje diferencat politike, por u përball me respekt me mikpritësin. Presidenti francez nuk mund t’i shpëtonte-ashtu si edhe krerë të tjerë qeveritarë trajtimit tipik Trumpian. Në përpjekjen për të nderuar mikun, shprehimisht për ta bërë “më të bukur”, Trumpi i pastroi me dorë zbokthin nga xhaketa e kostumit Macron. Ai i dhuroi një puthje në ajër presidentit francez dhe e tregoi veten të stuhishëm si gjithmonë.

Macron nuk e ndryshoi qëndrimin e Trumpit

Në deklaratat publike dhe gjatë konferencës së shtypit, Trump nuk ndryshoi pozicion për temat që kishin rëndësi për presidentin francez: zgjatja e marrëveshjes atomike me Iranin, angazhimin e mëtejshëm të SHBA në Siri, luftën kundër ndryshimit të klimës, dhe dhënien fund të kërcënimeve për futjen e doganave ndëshkuese për mallrat nga BE. Macron ia doli të anashkalojë këtë e të mos e jepte veten, para spektaklit pa stil të Trumpit.

Pas kësaj pjese të parë, mund të kishe përshtypjen, se Trump nuk e trajton Macron si partner të barabartë. Madje as nuk mund ta mënjanoje simpatinë për Macron për këtë. Trump e mbushi me komplimente homologun e ri, i tregoi rezidencën e George Washingtonit në Mount Vernon, dha një banket shtetëror për nder të tij. Por më vonë publikisht ai i hodhi tutje propozimet e Macron. Nga Shtëpia e Bardhë, Macron nuk mori me vete më shumë se formulën standarte: “Do ta marrim vesh shpejt.”

Macron mbron vlerat europiane

Por pas kësaj erdhi akti i dytë i vizitës së Macron në SHBA, momenti kur foli para senatorëve dhe deputetëve të Kongresit Amerikan. Këtë fjalim ai e mbajti në anglisht, gjë e pazakontë për një president francez. Ajo që parashtroi Macron nuk ishte gjë tjetër, veçse një refuzim direkt i politikës Trumpiane dhe taktikës që e solli atë në pushtet. Macron mbrojti me pasion demokracinë, lirinë, tolerancën e të drejtat e njeriut si edhe bashkëpunimin ndërkombëtar – një pretencë e fuqishme e vlerave të sulmuara perëndimore.

E të gjitha këto Macron i tha para një kongresi të kontrolluar nga republikanët, që me pak përjashtime e mbështet presidentin Trump, i cili shpesh i injoron këto vlera. Fakti që fjalimi u mbajt në zemër të demokracisë së Shteteve të Bashkuara i dha atij një peshë të veçantë. Por kur kjo vizitë e Macron u përbë nga dy  pjesë, a mund të quhet si sukses, kur Macron nuk ia doli ta lëvizë Trumpin nga pozicionet e tij? Po, dhe kjo për dy arsye.

Michael Knigge Kommentarbild App

Michael Knigge

Sukses për Macron dhe BE

Së pari, sepse në Uashingtonin e Donald Trumpit duhet të jesh mirënjohës për çdo lloj suksesi të vogël. Pas suksesit të papritur  në zgjedhje, vëzhguesit në kryeqytetin amerikan spekulonin gjysmë me shaka, se banketi i parë shtetëror do të shtrohej për kryeministrin hungarez, Viktor Orban. E aq larg realitetit këto spekulime nuk ishin, në fund të fundit politikani i parë europian, që e vizitoi Trumpin pas zgjedhjes së tij ishte Nigel Rafage, strategu i Brexitit. Dhe tani Trump e cilëson diktatorin koreanoverior “një njeri të nderuar”.

Para këtij sfondi ftesa për Macron, presidentin e një vendi tradicionalisht aleat por edhe një anëtar qendror në BE- nuk ishte e vetëkuptueshme. Përkundrazi: Ajo mund të shihet si një sukses si për Macron ashtu edhe Bashkimin Europian. Së dyti Macron e përdori vizitën e tij, e sidomos fjalimin e tij para kongresit amerikan, për t’i risjellë në vëmendje vlerat perëndimore dhe për t’i mbrojtur ato. Duke e bërë këtë me emocion dhe retorikë të shkëlqyer ai skicoi vizionin e një bote, që mund të përshkruhet si kundërpesha e botëkuptimit të Trumpit. Nxjerrja në pah e kësaj alternative ishte sa e shumëpritur aq edhe e nevojshme. DW

Next Post
FOTOT/ Njihuni me kampionin shqiptar në bodybuilding

FOTOT/ Njihuni me kampionin shqiptar në bodybuilding

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com