• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emisioni investigativ/ Mijëra ish-ushtarakë pa pension, Ministria: Na kanë humbur dosjet!

by Java News
13/07/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi problematikën e ish-ushtarakëve, të cilët nuk marrin dot pension, pasi dosjet e tyre kanë humbur. Pasi morën për vite me radhë pension të parakohshëm, siç edhe parashikohej në ligj, qindra ish-ushtarakë po hasin problem me Qendrën e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila nuk u konfirmon vitet në detyrë. Por, kur dolën në pension të parakohshëm iu konfirmuan vitet, ndërsa tani “kanë humbur dokumentet”.

Një ish-ushtarak, Bujar Iljazi nga Durrësi thotë se ka qenë ushtarak për vite me radhë, ndërsa e kanë liruar dhe nxjerrë në rezerve. Pasi ka marrë për dy vite asistencën, ka dalë në pension të parakohshëm, të cilin e ka përfituar deri në fund të 2020, kur edhe ka mbushur moshën për pension pleqërie. Por, nga ai muaj e deri në ditët e sotme, Bujari nuk merr asnjë pension, as të parakohshëm dhe as pleqërie, pasi Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Brendshme nuk i konfirmon vitet e punës në ushtri. I ka kthyer përgjigje se “nuk gjenden dokumentet”, ndërsa Bujari ka edhe një vendim gjykate të vitit 2004, e cila konfirmon se ai ka qenë me detyrë në ushtri për shumë vite. Por, edhe pse e ka dërguar te kjo qendër, ende nuk merr pension.

Pas ankesës, ai telefonon Qendrën e Personel Rekrutimit, pasi i thotë problemin, pohojnë se kanë pasur një letërkëmbim me Arkivin e Ushtrisë dhe ende po presin përgjigje. Ndërkohë, gazetarët kontaktojmë me punonjësin, i cili thotë se “deri tani i ka pirë lëngun pensionit të parakohshëm”. E pyesim se çfarë problemi ka, pasi Bujari ka edhe një vendim gjykate. Na thotë se do e verifikojnë.

Në Fiks Fare u ankua edhe z.Kajmak Korreshi, nga Lushnja. Ai thotë se ka qenë në ushtri ku ka punuar për vite me radhë, këto të konfirmuara kur ka dalë në pension të parakohshëm. Ka punuar në Lushnje, ndërsa ka marrë pension të parakohshëm nga viti 2002 deri në fillim të 2021-shit. Pensioni iu mbyll për arsye se ka kaluar në pension pleqërie. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore i ka kthyer përgjigje se ka pasur një letër këmbim me Qendrën e Personel Rekrutimit, ku ka rezultuar se “për ish ushtarakun aktiv Kajmak Banush Korreshi rezulton se ka mangësi dokumentacioni për periudhën 1976-1998”. Bashkëshortja e tij telefonon Qendrën e Personel Rekrutimit, ku punonjësit i thonë se janë ende në pritje të përgjigjes nga arkivi i ushtrisë.

Pas ankesave, gazetarët e “Fiks Fare” telefonojnë këtë qendër, ku e pyesin për problemin e z.Hysni Bajrami, i cili ka marrë certifikata nga Forca Detare që ka punuar në nëndetëse, po s’merr pension suplementar. Për z.Bajrami, punonjësit thonë se duhet të rihapë dosje, pasi ai deri tani s’ka marrë suplementin, madje s’e ka kërkuar. Ndërsa për z.Iljazi thotë se duhet të dërgojë vendimin e gjykatës. Për z.Korreshi thonë se presin ende përgjigje. Sipas tyre, ka shumë probleme pasi në kohën kur këta ushtarakë kanë dalë në pension të parakohshëm, dokumentet i kanë bërë repartet. Kurse tani, i bën Qendra e Personel Rekrutimit. “Nga 50 mijë dosje të ish-ushtarakëve që kanë marrë pension të parakohshëm, nuk janë gjetur dokumentet për 10 mijë persona. Po s’patëm urdhra emërimi dhe lirimi, nuk veprojmë dot ne” thonë punonjësit. TCH

Next Post
Tri hapat europiane për “lidershipin” e dialogut Kosovë- Serbi!

Lulzim Basha në gjurmët e Ilir Metës për ta bërë PD si LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

August 4, 2026
27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

August 4, 2026
Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

August 4, 2026
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com