Emina Cunmulaj, nënë për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të bebit

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj dhe multimilioneri iranian, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy vajzash, çifti janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Shá Yosef. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet me ët birin e porsalindur në krahë në spital. Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe thotë se zemra e saj tashmë është e mbushur.

“Djali im është këtu Shá Yosef Nazarian Zemra ime është e mbushur

Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një. Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina krahas fotos. Kujtojmë që çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com