• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

by A R
14/08/2026 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardhja e emigrantëve dhe fluksi i turistëve gjatë sezonit veror reflektohet edhe në sistemin e drejtësisë. Rritja e ndjeshme e numrit të qytetarëve dhe automjeteve në qarkullim gjatë kësaj periudhe shoqërohet edhe me çështje të ndryshme juridike.

Një pjesë e problematikave lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor, por nuk mungojnë edhe çështje të tjera për të cilat emigrantët kërkojnë zgjidhje gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.

 “Këtë fenomen duhet ta shohim në dy aspekte. Aspekti numër një që të gjithë ata emigrantë të cilët vijnë vetëm një herë në vit apo një herë në disa vite dhe zgjedhin që të vijnë në Shqipëri gjatë muajit gusht, kërkojnë shërbimin e avokatisë për të zgjidhur problematikat e tyre që mund t’i kenë ndër vite të pazgjidhura. Ardhja e emigrantëve sjell për pasojë dhe shumë turistëve që po shohim sjell për pasojë rritjen e problematikave dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo edhe veprave penale në këtë fushë”, deklaroi Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër.

Megjithatë, pavarësisht fluksit të shtuar të emigrantëve dhe turistëve, gushti konsiderohet përgjithësisht një periudhë më e qetë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Kjo lidhet edhe me periudhën e pushimeve dhe reduktimin e aktivitetit në institucionet e drejtësisë.

“Të vetmet veprime administrative dhe gjyqësore që kryen përgjatë kësaj periudhe janë çështjet me karakter shumë të ngutshëm që janë masat e sigurimit të arrestit, shuar e masave të sigurimit, pra përfundimet e dënimeve të personave të arrestuar dhe të dënuar”, shtoi Kosteri.

Me përfundimin e periudhës së pushimeve dhe rikthimin e institucioneve në aktivitetin normal, pritet të rifillojë edhe me intensitet më të lartë trajtimi i çështjeve dhe procedurave juridike.

Next Post
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

October 8, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com