• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emigrantët”/ Rama për median italiane: Çdo gjë sipas kritereve të BE! Kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahëhapur

by Java News
06/11/2023 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa në emisionin “Cinque Minuti”, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për hapjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në Shqipëri. Kreu i qeverisë shqiptare tha se çdo gjë do të bëhet sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian.

Rama përsëriti sërish mirënjohjen për Italinë dhe mikpritjen kur shqiptarët ishin refugjatë. Sipas Ramës kur shqiptarët largohedhin nga ferri Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qenie njerëzore, të ardhmen. Dhe në kërkim të së ardhmes, shtoi kryeministri Rama, njerëzit janë të gjithë qenie njerëzore, pavarësisht nëse janë muslimanë apo të krishterë, por të gjesh një ekulibër këtu është një çështje shumë e ndërlikuar.

Intervista e plotë

Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, i cili sapo është kthyer në Tiranë nga Roma ku ka nënshkruar një marrëveshje, në një farë mënyre historike, me Giorgia Melonin, e cila parashikon ndihmën në dy porte shqiptare për emigrantët që janë ndaluar qoftë nga roja bregdetare apo nga marina ushtarake italiane. Kryeministër si lindi kjo marrëveshje?

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për ftesën! Është përherë një kënaqësi dhe nder të jem te ju. Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë. Kaq.

-Atëherë, menaxhimi i kampeve do të jetë italian.

Kryeministri Edi Rama: Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian.

-Gjatë këtyre ditëve edhe të mbijetuar të kampeve të shfarosjes naziste si Edith Bruck, madje dhe në Shqipëri ka pasur persekutime ndaj hebrenjve që gjithmonë kanë qenë të prirur për pritjen e këtyre njerëzve, sikur janë ngurtësuar sepse thonë që ka mundësi që nga vendet myslimane të mbërrijnë terroristë apo persona që janë kundër hebrenjve. Si e mendoni ju këtë?

Kryeministri Edi Rama: Po më bëni një pyetje me një peshë të jashtëzakonshme për një çështje, e cila për fat të keq po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe që është pikërisht çështja se si të jemi Europa e vlerave dhe e të drejtave që janë shumë të shtrenjta për ne dhe në të njëjtën kohë t’ia dalim të shquajmë midis atyre që vërtet largohen nga rreziku i vdekjes dhe atyre që përfitojnë apo që bien pre e trafikantëve e madje edhe rrjeteve që furnizojnë këtë lloj trafiku. Ka vende europiane, të cilat janë shprehimisht të mbyllura ndaj idesë për të pritur persona të besimeve të tjera fetare, të ngjyrave të tjera, por e kemi parë që kur erdhi fjala për refugjatët ukrainas, ishin shumë të hapur për t’i pritur, sepse për mbi të gjitha, ishin të bardhë dhe ishin të krishterë. Ndërkohë që, ka realitete të tjera në vende europiane si Zvicra dhe jo vetëm që kanë qenë gjithmonë krahë hapur për të pritur të gjithë pa asnjë dallim, por që po kalojnë një moment shumë të vështirë.

– 30 vjet më parë ishin shqiptarët që vinin në masë si emigrantë në Itali, ndërkohë që tashmë është e anasjellta. Shumë italianë vijnë në Shqipëri për të investuar në Shqipëri, e për të punuar në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: Nëse sot, Shqipëria është destinacion për Italinë e nëse sot shqiptarët në Itali, por edhe në Shqipëri kanë një të ardhme, kjo vjen edhe në pjesë të madhe nga fakti që kur ne ishim refugjatë, kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qënie njerëzore, të ardhmen. Dhe në kërkim të së ardhmes, njerëzit janë të gjithë qënie njerëzore, pavarësisht nëse janë muslimanë apo të krishterë, por të gjesh një ekulibër këtu është një çështje shumë e ndërlikuar.

-Faleminderit, faleminderit kryeministër dhe shumë urime! Shpresojmë që t’iu kemi sa më shpejt në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama: Mbrëmje të këndshme! Faleminderit shumë!/m.j

Next Post
SPAK po i vjen ‘rrotull’, Berisha e sulmon dhe kërcënon me ‘Sri Lankën’

"Po synon të çmontojë SPAK-un"/ Analisti: Berisha është shumë i vogël përballë drejtësisë së re

Comments 3

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ti khajduti nuke duhet te folesh ne emer te shqiptarve,ti nuke perfaqson shqiptaret,pushtin e ke marre me vota te vjedhura.Ti perfaqson oligarket,e kriminelte qe po plackitni vendin..

    Reply
  2. Armand Babi says:
    2 years ago

    Keto kampe italiane ne Shqiperi ben gabim Rama qe i pranon,me kujtojne kampet e muxhahedineve qe vune ne Shqiperi me urdher te Amerikes dhe pa mare asnje perfitim Shqiperia nga Amerika.Amerika dhe Evropa si aleatet tane qe jane te ndalojne te perdorin Shqiperine se na kanee bete shtet pa ushtri pa fabrika pa bujqesi emogrant dhe tani hapin dhe kampe ne Shqiperi. ESHTE ME MIRE PER SHQIPERINE TE BEJE ALEANCE ME NDONJE SHTET TJETER .SJANE BUDALLENJ 5 SHTETE AFRIKANE QE I PRISHEN MAREDHENIET ME AMERIKEN DHE FRANCEN PARA 3 MUAJSH DHE BEREN ALEANCE ME KINEN

    Reply
  3. Fierak says:
    2 years ago

    Mallkuar qofsh o maskara! Mallkuar qofsha dhe une qe te dhashe voten! Malluar dhe ty Minxhoz qe i ben propaganden! Nuk para mallkoj, por po me dalin nga shpirti!

    Cfare paska qene ky njeri o zot!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

April 25, 2026
SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

SHBA-të akuzojnë Kinën për dominim të paligjshëm në IA

April 25, 2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

April 25, 2026
Kryeparlamentari i Iranit sulmon ministrin izraelit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

Kryeparlamentari i Iranit sulmon ministrin izraelit: Izraeli do të vdesë nga tërbimi i vet

April 25, 2026
Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

April 25, 2026
Begaj takim me kongresmenin në Teksas, Presidenti: Shkëmbyem perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon

Begaj takim me kongresmenin në Teksas, Presidenti: Shkëmbyem perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon

April 25, 2026
Rama paralajmëron sfidat e tregut europian: BE për fermerët është bekim ose mallkim

Rama paralajmëron sfidat e tregut europian: BE për fermerët është bekim ose mallkim

April 25, 2026
Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

April 25, 2026
Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

April 25, 2026
EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In