• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët në SHBA, avokati: Si ndahen prindërit nga fëmijët dhe ç’ndodh më pas

by Java News
29/06/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Kieran Both sqaron zhvillimet me te fundit lidhur me emigracionin ne SHBA pas vendimit te presidentit amerikan per politiken e tolerances zero, ndarjen e femijeve, si veprohet dhe cfare ndodh me pas.

Në muajin Prill 2018,administrata e presidentit Tramp filloi zbatimin e politikës së “Tolerancës zero” e cila rezultoi në ndarjen e prindërve nga fëmijët, që mbërrinin në kufirin jugor të SHBA, duke hyrë në këtë vend ilegalisht midis pikave të hyrjes ligjore. Politika e tolerancës zero kërkon persekutimin e atyre që hynë në mënyrë të paligjshme në kufirin amerikan duke evituar pikat e hyrjes ligjore. Këtu përfshihen edhe kërkuesit e azilit. Gjatë kohës që ata ndodhen të arrestuar nga policia federale, dhe i nënshtrohen procesit strikt, fëmijët e tyre veçohen nga prindërit, gjë që krijon trauma në mes anëtarëve të familjes dhe thyen normat themelore të qëndrimit sëbashku si familje.

Më 20 qershor 2018, Presidenti Tramp lëshoi një urdhër ekzekutiv (EO) duke adresuar krizën e ndarjes familjare që kjo politikë shkaktoi, duke kërkuar zgjerimin e sipërfaqeve të mbajtjes së familjeve, e duke ripohuar njëkohësisht angazhimin e tij ndaj politikës së “tolerancës zero”, përkundërdrejt shkeljeve kufitare, madje edhe për ata që kanë të drejtë të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Patrulla kufitare ka njoftuar se qëndrat e mbajtjes së familjarëve janë mbushur plot dhe nuk ka hapësirë të mjaftushme për të përballuar “ardhjet” e familjeve nga kufiri jugor, dhe për këtë arsye shumë familje do të lirohen me premtimin për t’u kthyer sërish për seancat gjyqsore të dëgjimit. Për ndjekje penale për kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit do të vazhdojnë të referohen vetëm të rriturit, dhe se fëmijët do të ndahen nga ata në kufi nëse fëmija është në rrezik ose nëse i rrituri që e shoqëron ka një rekord kriminal. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pavarësisht nga politika e tolerancës zero, e vërteta është që qeveria nuk ka mundësi të mbajë të gjitha familjet që kalojnë përmes kufirit ilegalisht.

Cila është baza për politikën e tolerancës zero

Në prill të vitit 2018, Prokurori i përgjithshëm Sessions,orientoi që t’u jepej përparësi persekutimit të atyre kriminelëve që kishin thyer ligjet e Emigracionit si dhe përforcimit të politikës e re të Tolerancës zero për shkeljen e ligjit federal që ndalon njëherësh edhe përpjekjet për të hyrë ilegalisht në kufirin amerikan edhe hyrjen ilegale. Kjo politikë ishte në përgjigje të raportit të Departamentit të Sigurisë së Vendit (DHS) ku njoftohej një rritje prej 203% e numrit të shkeljeve të kufirit nga marsi 2017 deri në Mars 2018 dhe një rritje prej 37% nga Shkurti i 2018 deri në Mars të 2018, brenda një muaji, që s’ishte parë që nga viti 2011. Qëllimi i dukshëm i politikës së re ishte të ndalohej kalimi ilegal i individëvë në këtë vend për të kërkuar azil . Nëse dënoheshin, këta individë do të kishin një rekord të përhershëm kriminal që do të influenconte negativisht në aplikimet e ardhshme për të fituar një status ligjor në SHBA.

Pse janë ndarë prindërit nga fëmijët e tyre?

Departamenti i Sigurisë së vendit(DHS) thotë se politika që ndan prindin nga fëmija (apo kujdestarin ligjor) bëhet për disa arsye, duke përfshirë këtu edhe situatën kur DHS nuk mund të vërtetojë që ata janë prindërit realë të fëmijëve, si dhe kur DHS përcakton se një fëmijë mund të ndodhet në rrezik nga “prindi i supozuar “ ose “kujdestarin ligjor”, ose nëse një prind ose kujdestar ligjor është referuar për ndjekje penale, duke përfshirë këtu hyrjen e paligjshme në kufi.

Ku vendosen fëmijët?

Fëmijët që ndahen nga prindërit ose(kujdestari i ligjshëm) i kalojnë Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve njerëzore-Zyra e rivendosjes së refugjatëve(HSS ORR)

Çfarë ndodh më fëmijët që vihen nën kujdestarinë e HHS ORR?

HSS ORR përgjigjet për fëmijët duke përfshirë këtu kujdesin mjeksor. Shërbimet edukative, dëfrimi(lojra për të vegjëlit) si edhe HSS punon për t’u siguruar atyre sponsorë që kujdesen duke i marrë në familje.

Çfarë ndodh pas persekutimit të prindërve apo shoqëruesve të fëmijëve?

Prindërit ose kujdestari ligjor i fëmijës, që akuzohet për hyrje te paligjshme në kufirin amerikan transferohen nga Departamenti i Sigurisë së vendit (DHS) në Departamentin e Drejtësisë ku ai përballet me gjykatësin në seancën e dëgjimit për rastin e tij.Pas përfundimit të procesit këtu, ai kalon tek ICE për vazhdimin e procedurave të emigracionit. Çdo individ që është subjekt deportimi kërkon azil ose ndonje formë tjetër mbrojtje, apo çlirimi nga deportimi. Kjo është një e drejtë e tij dhe nuk ndryshon edhe pse ai u persekutua për hyrje te paligjshme.

HHS dhe ICE mund te marrin masa për lehtësimin e ribashkimeve familjare, bashkimit të fëmijëve me sponsorët nëse sponsori potencial është i aftë të sigurojë mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës, dhe vepron në përputhje me dëshirat e prindit ose kujdestarit ligjor.

Si mundet të komunikojë prindi me fëmijën?

Për prindërit apo kujdestarët ligjorë ICE dhe HHS bashkëpunojnë që të rregullojnë një orar komunikimi me fëmijët, nëpërmjet video- bisedave, ose komunikimeve telefonike. Gjithashtu edhe midis metodave të mëposhtme:

HHS parent hotline( 24 orë në ditë, 7 ditët e javës në anglisht dhe spanjisht. Gjithashtu mund të përdoret e-mail i ORR për informacion në adresën : Information@ORRNC.com

Individët mund të marrin informacion për raste të vecanta, për ribashkim me fëmijët e tyre përmes mënyrës së mëposhtme:

ICE Call Center (nga E hëna- premte 8am-8pm EST)

Nëse telefononi nga jashtë qëndrës së mbajtjeve të fëmijëve, dial 9116# në plaftormën e telefonatave pa pagesë.

Via E-mail ICE at Parental.Interest@ice.dhs.gov

Illyria

Next Post
Njihuni me qytetin e “zemrave të thyera”

Njihuni me disa prej arsyeve përse vajzat ndahen nga djemtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je uzurpator!”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po manipulon shifrat dhe do ta vërtetoj me fakte, s’kanë votuar as 1 mijë anëtarë

“Je uzurpator!”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po manipulon shifrat dhe do ta vërtetoj me fakte, s’kanë votuar as 1 mijë anëtarë

May 23, 2026
Shkëmbim zjarri me policinë greke/ Kush është “Titi”, shqiptari i plagosur në Greqi, e shkuara kriminale

Shkëmbim zjarri me policinë greke/ Kush është “Titi”, shqiptari i plagosur në Greqi, e shkuara kriminale

May 23, 2026
Zgjedhjet pa garë/ Berisha i vetëm në “garë”/ Alesia Balliu: Farsë e shëmtuar, ditë e zezë për PD! Elezi: Zgjidhja, krijimi i një poli të tretë

Zgjedhjet pa garë/ Berisha i vetëm në “garë”/ Alesia Balliu: Farsë e shëmtuar, ditë e zezë për PD! Elezi: Zgjidhja, krijimi i një poli të tretë

May 23, 2026
“Proces shembullor!”/ Berisha voton për veten në garën pa rivalë dhe sulmon Salianjin: Përfaqësues i krimit!

“Proces shembullor!”/ Berisha voton për veten në garën pa rivalë dhe sulmon Salianjin: Përfaqësues i krimit!

May 23, 2026
Historia e zgjedhjeve/ Sali Berisha drejtues i përjetshëm i PD/ Gara për kreun e partisë e dominuar nga një emër

Historia e zgjedhjeve/ Sali Berisha drejtues i përjetshëm i PD/ Gara për kreun e partisë e dominuar nga një emër

May 23, 2026
“Kosova kërkon statusin e vendit kandidat”, ministri Hoxha takon të deleguarin e BE-së në Pragë

“Kosova kërkon statusin e vendit kandidat”, ministri Hoxha takon të deleguarin e BE-së në Pragë

May 23, 2026
“Mos e legjitimoni këtë farsë”/ Berisha e përjashtoi, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj s’ka kuptim, ju duan aty sa për sy e faqe!

“Mos e legjitimoni këtë farsë”/ Berisha e përjashtoi, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj s’ka kuptim, ju duan aty sa për sy e faqe!

May 23, 2026
Lirimi i Jamarbër Malltezit, reagon Berisha: Dhëndri bëri 2 vite burg politik

A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës? Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin (Dokumenti)

May 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 24 maj 2026

May 23, 2026
“Me delëri nuk vihet në pushtet”, Flutura Açka thumbon demokratët pas marrëveshjes me PS

“Me delëri nuk vihet në pushtet”, Flutura Açka thumbon demokratët pas marrëveshjes me PS

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In