• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Bota

“Emigrantët”, Merkel gjen konsensusin me aleatët pas rrezikut për rrëzimin e qeverisë

A R by A R
July 6, 2018
in Bota, Kryesoret
0
“Emigrantët”, Merkel gjen konsensusin me aleatët pas rrezikut për rrëzimin e qeverisë
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e partive CDU, CSU dhe SPD në Gjermani e arritën çuditërisht shpejt konsensusin për paketën e azilit në komitetin e koalicionit qeverisës.

Pas javësh të tëra lufte për pushtet mes CDU/CSU dhe mosmarrëveshjeve të brendshme, Unioni Kristiandemokrat, ai Kristiansocial dhe SPD-ja ranë dakord për një paketë kundër emigracionit të paligjshëm, për ashpërsimin e politikës së azilit dhe masa më të forta ndaj emigranteve ilegalë në kufirin gjermano-austriak.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer u shpreh shumë i kënaqur me kompromisin.

“Kjo është gjithçka, nga A në Z, siç e dua unë si ministër përgjegjës”, u shpreh politikani i CSU-së.

Kryetarja socialdemokrate, Andrea Nahles, dhe nënkancelari Olaf Scholz u shprehën gjithashtu dakord që procedurat e azilit të përshpejtohen.

Përveç kësaj, kabineti do të miratojë brenda këtij viti një ligj për emigracionin. Kjo e fundit ishte kërkesë qendrore e socialdemokratëve. Në këmbim të miratimit të paketës kundër emigracionit të paligjshëm, SPD-ja kishte kërkuar përgatitjen sa më të shpejtë të një ligji për emigrimin, i cili të plotësojë nevojat e Gjermanisë me fuqi punëtore të specializuar.

Këto të ashtuquajtura “qendra transferimi” do të jenë pjesë e stacioneve ekzistuese policore.

“Nuk do të ketë tela me gjemba ose gjëra të ngjashme”, tha shefi i CSU-së. “Çdo ditë, në to mund të mbahen dy deri në 5 refugjatë që vijnë ilegalisht. Pas 48 orësh ata do të lihen përsëri në ‘liri të plotë’, thjesht nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani. Nuk është fjala për ‘kampe masive’”, sqaroi Seehofer shkruan TCH.

Me sa duket pra, kompromisi i azilit mund të prekë në fund të fundit shumë më pak azilkërkues nga sa ishte planifikuar fillimisht, kur u tha se të prekur do të jenë të gjithë emigrantët që kapen në kufi dhe që u janë marrë diku tjetër më parë shenjat e gishtërinjve dhe janë regjistruar./a.m.

Previous Post

Astrologia zbulon çiftet më të përkryera sipas horoskopit

Next Post

Sfidat e Ballkanit Perëndimor!

Next Post
BE nuk është klub ekskluziv ku hyn ai që paguan, por një bashkësi vlerash

Sfidat e Ballkanit Perëndimor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com

Recent News

  • “Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…
  • Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së
  • Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

Category

  • Aktualitet
  • Bota
  • Dossier
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Kosova
  • Kronikë
  • Kryesoret
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Media në Tranzicion
  • Në plan të parë
  • Opinion
  • Politikë
  • Shëndetesi
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Tendencë
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com