• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfidat e Ballkanit Perëndimor!

by Ditmir Bushati
06/07/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Premtimi i integrimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian ka ndihmuar shumë vende në udhëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë, shkruan Ditmir Bushati.

Nga Ditmir Bushati 

Më 10 korrik, qeveria britanike do të mirëpresë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër – momenti kulmor i disa muajve kritikë në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit tonë.

Ai vjen menjëherë pas marrëveshjes unanime të vendeve anëtare të BE-së për të vendosur qershorin 2019 si datën e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë – një vendim historik dhe i drejtë për të dyja palët, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

Valët e njëpasnjëshme të zgjerimit të BE-së gjatë 45 viteve të fundit kanë gjeneruar stabilitet më të gjerë, kanë inkurajuar rritjen ekonomike dhe prodhuar paqe dhe pajtim mes armiqve të vjetër.

Premtimi i integrimit në të ardhmen ndihmoi shumë vende në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë. Ai inkurajoi zbatimin e programeve të tyre të modernizimit dhe reformës dhe tregoi përfitimet e përqafimit të vlerave të përbashkëta perëndimore. Shqipëria është krenare që ka ndërmarrë këtë rrugëtim.

Është e përshtatshme që data e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor u dakordësua nën presidencën e suksesshme të Bullgarisë, një vend tjetër ballkanik dhe e para që e mori këtë rol kryesor gjashtëmujor.

Ne po presim me padurim të punojmë edhe me presidencën e ardhshme austriake të BE-së – Vjena ka qenë prej kohësh një mik dhe partner i ngushtë i Ballkanit Perëndimor.

E dimë mirë se Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në nesër. Kemi shumë punë për të bërë në radhë të parë. Por do të jemi gati për të parashtruar pozicionin tonë në fillimin e procesit të zgjerimit në qershorin e ardhshëm.

E dimë dhe jemi dakord me partnerët tanë evropianë që do na duhet të vazhdojmë programin tonë të reformave që forcojnë sundimin e ligjit dhe trajtojnë çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria shqiptare ka bërë tashmë një progres të konsiderueshëm në reformimin e administratës publike, ristrukturimin institucional të gjyqësorit, si pjesë e planit tonë më të gjerë për reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Qeveria jonë nuk po ndjek reformat sepse Bashkimi Evropian e kërkon atë. Ne po ndërmarrim këto ndryshime gjithëpërfshirëse në sistemin tonë sepse njerëzit tanë meritojnë më mirë.

Shqiptarët meritojnë të jetojnë në një shoqëri më të drejtë, një vend më të drejtë dhe të qëndrueshëm, ku korrupsioni nuk dobëson ekonominë tonë dhe nuk minon demokracinë tonë.

Shqiptarët e zakonshëm duhet të jenë ata që përfitojnë nga programi ynë i reformës dhe nuk mund t’ia lejojmë vetës që t’i zhgënjejmë.

Vendimi i BE për të hapur negociatat vitin e ardhshëm është një njohje e viteve të përpjekjeve dhe konfirmim i shpresave të mbajtura gjatë prej shumë shqiptarëve për një të ardhme në zemër të Evropës. Vendimi i jep përpjekjeve tona të reformës, inkurajim dhe energji dhe demonstron njohjen dhe rëndësinë e një të ardhmeje evropiane për rajonin më të gjerë. Bashkëpunimi ynë në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe anëtarësimi në NATO-s demonstron angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit pozitiv, parimeve të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta me fqinjët tanë evropianë.

Liderët që bëjnë thirrje për reformimin e BE-së, tani kanë një mundësi që me këtë raund zgjerimi të çojnë përpara ndryshimet nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e zakonshëm të këtij kontinenti dhe që do ta bëjnë BE-në funksionale për të gjithë.

Forcat reformatore brenda BE-së mund të përdorin procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë si një mundësi për të fuqizuar të gjithë pro-evropianët në vendet tona dhe në kontinent, për të forcuar projektin evropian për dekadat e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, një Evropë më e fortë mund të jetë e tillë, vetëm me një Ballkan Perëndimor më të fortë, më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më demokratik, si një pjesë organike e saj.

Takimi i mrëpritur nga Britania javë e ardhshme, tregon se edhe për ata që po largohen nga Bashkimi Evropian, stabiliteti në juglindje është vendimtar.

Samiti i Londrës është një moment kur mund të riafirmojmë angazhimin tonë për të përmirësuar sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe politik, në kontekstin e procesit të pranimit në BE; kjo është thelbësore për transformimin tonë.

Ne jemi në rrugën e duhur drejt një demokracie më të drejtë dhe më të shëndetshme në Shqipëri. Është një rrugë e gjatë që shtrihet para nesh, por qytetarët shqiptarë me të drejtë presin që ne të japim rezultate.

Ne nuk mund t’ia lejojmë vetës t’i zhgënjejmë dhe me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë evropianë, do të kemi sukses.

https://www.euractiv.com/section/enlargement/opinion/the-western-balkan-challenge/

a.ç

Next Post

"Rama ndikoi në ngritjen e qeverisë reformiste në Maqedoni e marrëveshjen e emrit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com