• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emigrantët”\ Gazetari i ‘La Repubblica’ për Ramën:  Askush s’ka ndërmend ta fusë në kënetën e politikës italiane

by Java News
25/05/2024 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazetari Italian Gerardo Greco autori i intervistës me kryeministrin shqiptar publikuar më 24 maj 2024 në gazetën  “La Repubblica” ka replikuar mbrëmjen e djeshme me Edi Ramën lidhur me shkrimin e tij i cili pasi u mor nga nga mediat e tjera italiane u intepretua sipas linjës së tyre editoriale, me tituj si ‘Rama ndryshon mendje’, ‘Rama lëshon Melonin’

Në replikë Greco thotë se i ka qëndruar korrekt fjalëve të Ramës dhe se në shkrim janë ato brenda thojzave.

Replika e Gerardo Greco: “Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mysafir i mirë. U takuam në Tiranë në një takim për gati 1 orë përpara një kafeje. Padyshim që folëm për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këtë dhe ai u përgjigj menjëherë po. Askush nuk ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Në thojza është kuptimi i bisedës sonë të këndshme që është raportuar me besnikëri në shkrim”.
Në shkrimin e djeshëm  “La Repubblica” citon Ramën kur shkruan se kryeministri shqiptar ka vënë në dyshim funksionimin e marrëveshjes për emigrantët në Gjadër për shkak të procedurave ligjore, planin Matei për të dërguar para dhe bashkëpunim ekonomik me vende afrikane, por mbi të gjitha i referohen Ramës se ka thënë së në fakt këtë krizë emigrantësh në Itali do ta menaxhonte shumë mirë Massimo D’Alema, një ish kryeministër italian i viteve 1998-2000 që menaxhoi krizën e emigrantëve me Shqipërinë.

Për tjetërsimin e asaj çfarë ishte shkruar Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social X. 

Por në një postim të gjatë në ‘X’, Kryeministri Rama mohon gjithçka është shkruar. Ai thotë se as nuk ka ndryshuar mendje për ndërtimin e qendrave dhe  se nuk ka dhënë një intervistë por ka biseduar me një mik, ndërsa mohon edhe kontekstin që i është dhënë fjalëve të tij për D’Aleman.

‘Jo, as kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë. Kam bërë shqiptarin që praktikon fenë e vet të lashtë të mikpritjes – shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – duke iu ofruar një kafe disa miqve të mirë që kishin ardhur në Tiranë nga Italia. Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen dhe historinë e imigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i jepte fund me një logjikë dhe largpamësi strategjike. Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”,  ku nuk e gjej aspak veten.’- shkruan Rama.

Rama përsërit se edhe sikur të kthehej mbrapsht 100 herë, do ta bënte marrëveshjen me Italinë dhe me asnjë vend tjetër.

“Edhe po të kthehesha një qind herë pas, sërish do ta bëja marrëveshjen për migrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër. E kam thënë gjithnjë që, sipas meje, është diçka e re që duhet të kalojë provën e realitetit. Pastaj, nëse për realitet merret një foto e publikuar nga një kantier orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura kot”, atëherë jetojmë në botë  paralele dhe asgjë nuk mund të na afrojë me sfidën masive të migracionit të paligjshëm” shkruan Rama.

Kryeministri Rama thotë më tej se Europa duhet të bashkohet për të luftuar në të njëjtën kohë trafikimin kriminal të të varfërve dhe dimrin demografik që kërcënon gjithnjë e më shumë të ardhmen e saj. Përgatiti Shqiptarja.com

Next Post
Raporti i OBSH: COVID-19 vrau afro 13 milionë njerëz në dy vjet!

Raporti i OBSH: COVID-19 vrau afro 13 milionë njerëz në dy vjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com