• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emigrantët e bllokuar në Bjellorusi përleshen me ushtrinë, thirrja urgjente e Ministrise: Po tentojnë të shkatërrojnë gardhin!

by
16/11/2021 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Migrantët e bllokuar në Bjellorusi janë përleshur me ushtarët polakë në kufirin mes dy vendeve. Ata kanë hedhur gurë dhe gjësende të forta në rojet e armatosura rëndë, të cilët u kundërpërgjigjën me topa uji dhe gaz lotsjellës.

“Migrantët po përpiqen të shkatërrojnë gardhin dhe të shkojnë në Poloni. Shërbimet tona përdorën gaz lotsjellës për të zmbrapsur ata”, shkroi Ministria e Mbrojtjes e Polonisë më 16 nëntor në rrjetin social Twitter.

Ministria postoi një video e cila shfaqte dhunën që ndodhi në pikën kufitare të Kuznicës.

Situata në kufirin mes Polonisë, e cila është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë është përkeqësuar ditët e fundit.

Mijëra njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë të ngecur në kampe të improvizuara në kushte të vështira në anën bjelloruse të kufirit me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë. Ata po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian.

BE-ja po e akuzon udhëheqësin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, se po dërgon në mënyrë të organizuar migrantë në kufijt e BE-së. Kjo, sipas BE-së, po ndodhë si shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve të vendosura pas zgjedhjeve presidenciale në gusht 2020, kur Lukashenka shpalli fitoren, pavarësisht akuzave nga opozita dhe perëndimi se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Pas zgjedhjeve, Bjellorusia u përfshi nga protestat e opozitës të cilat u goditën me forcë nga regjimi i Lukashenkas.

Shumica e liderëve të opozitës janë larguar nga vendi për të shmangur arrestimin.

Qeveria e Lukashenkës, e cila mbështetet nga Rusia, ka mohuar akuzat e BE-së se po i përdorë migrantët si mjet shantazhi dhe akuzon bllokun për shkelje të të drejtave të njeriut duke refuzuar ata të aplikojnë për azil.

Më 15 nëntor, Bashkimi Evropian ka njoftuar për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë ndërkohë administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se gjithashtu është duke përgatitur sanksione të reja.

Lukashenka përsëriti më 16 nëntor se dëshiron që të shmangë mundësinë që kjo krizë të kthehet në “konflikt të nxehtë”./ Marrë nga REL

/b.h

Next Post
Kryeministri Rama dhe Veliaj i tregojnë Granoff  ndryshimin e Piramidës: 30% e punës është bërë!

Kryeministri Rama dhe Veliaj i tregojnë Granoff ndryshimin e Piramidës: 30% e punës është bërë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

September 11, 2026
Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com