• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigracioni i paligjshëm, Xhafaj: Shqipëria kontribut aktiv në rajon

by A R
13/09/2018 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të konferencës së ministrave të Brendshëm ballkanikë, vendeve pjesëtare të Konventës për Bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore (PCC SEE), MB të vendeve anëtare të BE, organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe Presidencës austriake të BE, u bë një komunikim me mediet mbi rezultatet e këtij takimi shumëpalësh.

Konferenca ekskluzive për shtyp u zhvillua nga ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, si vendi mbajtës i Presidencës së BE si dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj, si përfaqësueses i MB të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Konventës për bashkëpunimin policor të Europës Juglindore.

Interesi kryesor i medieve ndërkombëtare në sallë, ishte për çështje të tilla si: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, përballimi i emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit mes vendeve të konventës dhe atyre të BE-së etj.

Në ekspozenë e tij, ministri Kickl foli për shtrirjen në vendet e Ballkanin Perëndimor të Konventës së Prümit, mbi shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së. Ai nënvizoi se kjo Konventë ka dhënë shumë rezultate ndaj këtë instrument duhet ta zgjerojmë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha gjithashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë treguar partnerë të besueshëm, për këtë arsye duam të zgjerojmë bashkëpunimin me ta.

“Sot do diskutojmë për rritjen e kapaciteteve të këtyre vendeve, konfirmimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit që kemi pasur deri më sot në tema si, parandalimi i kriminalitetit të organizuar, apo dhe për tematika të lidhura me terrorizmin, luftëtarët e huaj apo vatrat terroriste, që janë të pranishme brenda këtyre vendeve”, – tha ministri Kickl.

Ministri Xhafaj në paraqitjen që i bëri punimeve të konferencës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes vendeve nënshkruese të konventës me institucionet e BE-së dhe vende të veçanta brenda BE-së. Ai vuri në pah ndihmën e pakursyer të Austrisë dhe insistoi që edhe vendet e tjera të BE të jenë më shumë kontribuese për rajonin e Ballkanit.

“Shqipëria mbetet një vend i angazhuar për të kryer rolin që i takon në parandalimin e problematikave aktuale. Flas veçanërisht për ato të lidhura, siç e theksoi me të drejtë z. Ministër, me krimin e organizuar, emigracionin e jashtëligjshëm dhe terrorizmin, të cilat prekin rajonin tonë dhe më gjerë.

Ndaj e gjykojmë të arsyeshme që bashkëpunimi ynë të thellohet dhe ndihma konkrete në këtë drejtim duhet të konkretizohet, duke mos mbetur në kufi të deklaratave retorike, siç e theksova edhe në seancën plenare. Mbetemi të gatshëm për të qenë kontribues aktivë në zgjidhjen e shumë situatave të vështira për kontinentin, ndaj do të donim një ndihmë më aktive nga ana e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të BE, jo vetëm në këshilla, rekomandime, por edhe në një asistencë logjistike dhe teknike shumë më të mirë se deri tani”.

Në këtë konferencë, u bënë pyetje mbi çështjen e emigrantëve, përfshi dhe ngritjen e kampeve për to.

Ministri austriak Kickl foli rreth masave të marrë duke nënvizuar se bashkë me vendet e Ballkanit Perëndimor po diskutohen shumë forma bashkëpunimi për përballimin e këtij fenomeni.

Ministri Xhafaj në përgjigjen e dhënë në lidhje me pyetjen, ndër të tjera theksoi se: “Çështjet që lidhen me emigracionin e paligjshëm janë çështje të rëndësishme për vendin tim. Ne jemi duke dhënë një kontribut tejet aktiv në këtë aspekt, edhe për shkak të rritjes së lartë të fluksit migrator gjatë këtij viti.

Aktualisht ne kemi një rritje mbi 5 herë, krahasuar me vitin e kaluar, të numrit të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në territorin shqiptar.

Ne jemi duke e përballuar më së miri këtë gjë, kemi diskutuar gjerësisht në vazhdimësi edhe me ministrin e Brendshëm austriak dhe Brukselin për këtë temë.

Mirëpresim natyrisht edhe të gjithë kontributin e mundshëm të Brukselit, edhe të Austrisë dhe të vendeve të tjera anëtare për të zgjeruar kapacitetet tona teknike, në mënyrë që ta përballojmë më së miri këtë fluks migrator në rritje”.

Ministri Xhafaj gjatë fjalës së tij nënvizoi se “këtë 6-mujor, Shqipëria mban Presidencën e Konventës së Bashkëpunimit Policor të vendeve të Europës Juglindore. Në datat 4 dhe 5 tetor, me mbështetjen e Presidencës austriake, Tirana do të jetë mikpritëse e Forumit Ministerial për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor”.

/b.d

Next Post
Patozi nxjerr detaje nga ceremonia për Arbnorin: Doktor, ka ardhur koha që…

"Vettingu, prirje për spektakël nga opozita. Dekriminalizimi mjafton"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

October 26, 2026
Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In