Rreth 50 mijë automjete që qarkullojnë në vendin tonë rrezikojnë të nxirren nga qarullimi pasi nuk përmbushin kriteret për nivelin e gazrave që emetojnë në atmosferë.
Kjo u pohua nga eksperti i Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan.
“Ky është një akt i Ministrisë së Transportit i cili vendos normat e shkarkimit të gazrave te mjeteve. Këto norma janë sipas Bashkimit Evropian, dhe ne kemi detyrime si një vend anëtar. Këto norma janë menduar të vendosen me një tolerancë. Do kalojnë në kontroll teknik, nëse kanë një normë të lejimit të shkarkimit të gazrave do vazhdojnë të jenë në qarkullim, nëse nuk i përmbushin, automatikisht do dalin jashtë qarkullimit”, tha Bërxhiku.
Më tej Bërxhiku tha se do të çregjistrohen ato mjete që nuk paguajnë taksat prej 10 vitesh. Ky numër sipas tij shkon në rreth 90 mijë automjete.
“Automjetet që janë në qarkullim dhe që nuk kanë paguar taksa prej 10 vitesh, do çregjistrohet makina. Janë rreth 90 mijë mjete të tilla. Në rast se drejtuesi i mjerit do ta mbajë duhet të paguajë taksat për kohën që ska paguar” -tha ai.









