• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emërimi i Veliut, policët në lirim të PD shkruajnë në FB: Eshtë i paligjshëm!

by Java News
06/02/2018 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Ardi Veliut si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Policëve në Lirim të cilët shprehen se ky emërim është në shkelje të ligjit, pasi ish-drejtori i Policisë së Tiranës i ka marrë gradat më shpejt se çpërcakton ligji.

Shoqata e Policëve në Lirim shkruan në facebok se “Ardi Veliu i ka marrë të gjitha gradat për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.”

Gjithashtu kjo shoqatë shprehet se “heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP është e pakuptueshme duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjshmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit”.

REAGIMI I PLOTE
PALIGJSHMËRITË NË POLICINË E SHTETIT VAZHDOJNË: ARDI VELIU DREJTOR I PËRGJITHSHËM.

Shkeljet ligjore në emërimin e tij janë:
E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimmin e gradës, është shkelur në pikën 1, gërma ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:

iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;
iv) nga “Kryekomisar” në Drejtues” 5 vite;
v) nga “Drejtues” në “Drejtues I parë” 3 vite;

Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shteti. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”. Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shtetit në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.

Ardi Veliu ka qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese në zbatimin e planit qeveritar për kanabizimin e territorit të Shqipërisë nën detyrën e Zv/Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i Ardi Veliut në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit si dhe gjithë procedurat e ndjekura nga hapja e konkurimit për gradën Drejtues i parë deri në emërimin e tij janë produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtëpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit.

E pakuptueshme është heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjshmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit.

 

Next Post
Gruaja kërcënoi se do hidhej nga kati i 4 i pallatit, ndërhyn policia

9 mln $ vjedhje me TVSH-në, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Lami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In