• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërimet në “Kushtetuese”/ Dvorani: KED s’ka funksionuar, Meta kaloi në interpretime, s’është superior ndaj nesh

by Java News
28/02/2020 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani u thirr në Komisionin Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

Gjatë fjalës së tij, Dvorani ka deklaruar se presidenti Ilir Meta i ka tërhequr vëmendje institucionit që ai drejton për një kandidate që garonte për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që sipas tij të dy institucionet janë të barabartë.

Nisur nga ky fakt presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëemendjen KED me anë të një shkrese të dërguar në datë 31 gusht.

Sipas Dvoranit, KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk kishte funksionuar, ndaj në vitin 2019 kishte një punë të shtuar për të përmbyllur të gjithë procedurat për plotësimin e vakancave.

“Vendet vakante do të krijoheshin kohë pas kohe nga njëra-tjetrat. Në vitin 2019 për shumë arsye, ku së pari për shkak të vettingut, u krijuan të gjitha vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk funksionoi. Kështu që KED e vitit 2019 u ngarkua të bënte gjithçka. Së pari duhet të miratonim të gjitha aktet nënligjore. Ky proces na mori disa muaj”, u shpreh Dvorani.

Më tej, ai shtoi se KED nuk pati kohë edhe për shkak se deri në prill të vitit 2019 iu desh të plotësonte aktet nën ligjore për verifikimit të kandidatëve.

“Deri në fillim të muajit prill ne përfunduam paketën e akteve. Ne filluam verifikimin e të gjitha vakancave njëherëz. Ne ishim në kushtet kur të gjitha afatet ishin të tejkaluara, dhe duhet t`i bënim të gjitha njëherëz. Kjo u kushtëzua dhe nga një fakt tjetër, sepse në listat kishte më shumë se një kandidatë që kandidonte për më shumë se një vakancë. Këto nuk kanë ndikim te njëri-tjetri në kuptimin e paragjykimit të procesit“, tha ai.

Sipas Dvoranit një tjetër problem ishte dhe fakti se nga 57 kandidatura për vakancat e Gjykatës Kushtetutuese mbetën në garë vetëm 6 për të gjitha vendet vakante.

“Procesi i verifikimit zgjati deri në fund të muajit korrik. Gjatë vitit u verifikua dhe një fenomen tjetër, ku për shkak të s`kualifikimeve një pjesë e vendeve vakante mbetën pa numër të caktuar kandidatësh. U shqyrtuan 57 kandidatë, ku 15 kandidatë u tërhoqën dhe 20 kandidatë iu ndalua kandidimi. Në fund vetëm 6 kandidatë për të gjitha vendet vakante. Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore nda tjetër. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre“, deklaroi Dvorani.

g.kosovari

Next Post
Vetingu/ Konfirmohet në krye të Departamentit të Policisë Kriminale, Artan Shkëmbi, kandidat për BKH

Vetingu/ Konfirmohet në krye të Departamentit të Policisë Kriminale, Artan Shkëmbi, kandidat për BKH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In