• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërimet, ish-kreu i Kushtetueses: Nishani dhe KLD kanë dalë jashtë loje

by A R
22/01/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh Presidenti Bujar Nishani, ka shpallur 12 vende vakante për gjyqtarë, ku pritet që në mbledhjen më të afërt të bëhet edhe emërimi i tyre. Por, çështja është se ligji për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tashmë i hyrë në fuqi, e ka nxjerrë komplet jashtë loje KLD.

Ky organ jo vetëm që nuk ka më kompetenca, por është shkrirë. Të gjitha kompetencat i kalojnë organit të ri, Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili pritet të ngrihet. Këtë logjikë e përforcon më tepër edhe ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, për “Sot”. Fehmi Abdiu sqaron se KLD është shkrirë si pasojë e reformës në drejtësi dhe ky organ tashmë i vjetër nuk mund të bëjë emërime gjyqtarësh.

Më tej, ai sqaron se as gara për vendet vakante për gjyqtarë nuk mund të hapet kur ende nuk është ngritur organi i ri, KLGJ. “E para, pa u krijuar organi i ri nuk mund të hapet gara për vendet vakante të gjyqtarëve. E dyta, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri organi i vjetër nuk ekziston”, sqaron Abdiu.

Ai thotë se kjo situatë kaotike e krijuar dhe nga vonesa e zbatimit të reformës në drejtësi, mund të ketë nevojë për një zgjidhje të re ligjore. “Kësaj situate sërish duhet t’i japë zgjidhje ligji. Kjo është një situatë delikate dhe shumë e vështirë. Duhet të ballafaqohen të dyja ligjet, dhe ndoshta duhet të mendohet për një zgjidhje të re ligjore, se ligjvënësit nuk mund t’i ketë shkuar mendja që të krijohet një situatë si kjo, për shkak të vonesave që sjell”, u shpreh Abdiu.

Me nisjen e ngritjes së organeve të vetingut, KLGJ dhe KLP, duket se Bujar Nishani është vënë në lëvizje. Kreu i shtetit nuk po e respekton ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, pasi i heq kompetencat për të bërë emërime gjyqtarësh. Siç duket, pa u ngritur KLGJ, po rend për të bërë emërime, edhe pse ligji i njeh si të drejtë vetëm emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Periudha tranzitore

Për ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ligjet e reja nuk duhet të krijojnë hapësira boshe në veprimtarinë e institucioneve. Sipas tij, ligji i ri duhet të parashikonte periudhën transitore, që organi i vjetër të veprojë derisa të krijohet organi i ri. Në këto kushte, thotë Kume, kur periudha transitore nuk është e përcaktuar në ligj, detyrat vijon t’i realizojë KLD.

“Ndryshimet në ligj asnjëherë nuk duhet të prodhojnë hapësira boshe me mosveprimin e institucionit. Nëse një institucion zëvendësohet me një institucion tjetër, përsa kohë që institucioni i ri ende nuk ka marrë detyrën, këto detyra vazhdon t’i plotësojë i mëparshmi përveçse në rastin kur në ligj shprehet “mandati i këtij institucioni përfundon në këtë kohë dhe detyrat i merr institucioni tjetër në këtë kohë. Gjithmonë ka një fazë transitore. Dhe faza transitore nëse nuk është e përcaktuar në ligj, për mendimin tim, detyrat i realizon institucioni që është”, u shpreh Kume.

Next Post
Ndotja e ajrit/ Nisma e dy ministrive për “ndalimin” e makinave të para viteve 2005

Makinat në qarkullim, ja gjobat që do të falen në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In