• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emergjencat Civile: Ja gjendja në vend pas reshjeve të dendura, zonat më problematike

by Java News
04/02/2018 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë orëve të shkuara, në të gjithë vendin ka pasur reshje të dendura të shiut, ku me intensiteti më i lartë u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër. Brenda një kohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.

Gjatë natës, nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të janë kryer ndërhyrje për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë në qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi.

Gjithashtu, gjatë natës dhe në orët në vijim, strukturat përgjegjëse në qendër dhe nëpër qarqet e vendit kanë ndjekur dhe kanë ndërhyrë për marrjen e masave emergjente për parandalimin e dëmeve dhe për koordinimin e përpjekjeve të të gjithë strukturave.

Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit. Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.

Akset kombëtare janë të kalueshme. Vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime të pjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-Qafë Shtamë, në Rrapës të Pukës, në segmentin Klos –Bulqizë dhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë.

Strukturat e OSHEE kanë vazhduar punën për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit të furnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqet riparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Një punonjës i OSHEE në Tropojë ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një dëmtimi të rrjetit. Një numër konsumatorësh kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve dhe për shkak të shkëputjeve të detyruara të furnizimit për arsye sigurie

Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve. Megjithatë, gjendja mbetet e vështirë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive. Për këtë qëllim u bëhet thirrje qytetarëve dhe sidomos drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtim të rrëshqitjeve të dherave dhe të gurëve në akset rrugore dhe në zona të tjera me rrezikshmëri të lartë si guroret, brigjet e lumenjve, etj.. Këshillohet reduktimi apo evitimi i lëvizjeve të panevojshme në zona me rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje.

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe inkurajojnë qytetarët të bashkëpunojnë duke njoftuar në numri 112 raste që konsiderohen se paraqesin rrezikshmëri të shtuar.

a.ç

Next Post
Peshëngritësi Erkand Qerimaj i bashkohet aksionit për mbjelljen e 50 selvive

Peshëngritësi Erkand Qerimaj i bashkohet aksionit për mbjelljen e 50 selvive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com