Kryebashkiaku i Kavajës, kërkon nga Gjykata e Lartë heqjen e masës se sigurisë arrest në shtëpi. Seanca për Roshin do të zhvillohet në dt.13 tetor ku pritet që Kolegji Penal të vendosë nëse do e lërë në fuqi apo heqë masën arrest në shtëpi.
Tre muaj më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Roshit për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie. Ndaj kryebashkiakut të Kavajës rëndon akuza e fshehjes dhe mosdeklarimt të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur kështu ligjin e dekriminalizimit. Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
ma.me