Aktori i humorit Elvis Pupa, i cili është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria duke u shpërngulur në SHBA, mbetet një personazh shumë i dashur për publikun. Edhe se ka vitë që është larguar nga Shqipëria, ai vazhdon të mbetet një figurë e pëlqyer për publikun shqiptar.
Ajo që po aludohet në media është hyrja e aktorit në Big Brother Vip, edhe për arsyen se ai ka bërë një postim ku ka lënë dyshime për këtë mundësi. Nuk dihet ende nëse do të ketë një rikthim të tij në ekranet shqiptare, por dihet që publiku e mirëpret.
Postimi i Elvis Pupës:
“Respekte! Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?” Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje: Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”: Te marketi i lagjes? Në autobusin e unazës? Apo në ndonjë reality-show…?”
/s.f