• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takon shqiptarin në Japoni: Kam 17 vite këtu, do kthehem në Shqipëri e do hap agroturizëm!

by
24/02/2023 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni ka takuar një qytetar shqiptar i cili jeton prej 17 vitesh atje por do të kthehet në Shqipëri.

Edi Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Por nuk është vetëm flamuri, edhe flamurtari.

Flamurtari: Është kënaqësi që na erdhe kryeminsitër dhe është kënaqësi që kudo që shkon, shqiptarët i takon.

Edi Rama: Thuaji pak nga je.

Flamurtari: Jam nga Nivica e Tepelenës.

Edi Rama: Si erdhe këtu?

Flamurtari: Jam martuar me një japoneze.

Edi Rama: Një niviciot nga maja e Kurveleshit që i mori zemrën një japonezeje. Edhe japonezja e mori me vete bashkë me zemrën.

Flamurtari: Bëj 17 vjet këtu, më mungon Shqipëria. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Japonia është vend i zhvilluar, por është shumë e vështirë. Punoj 18 orë në ditë dhe jam shumë i vetmuar. Më mungon Shqipëria dhe do të kthehem shumë shpejt.

Edi Rama: Po thuaj pse do kthehesh?

Flamurtari: Do kthehem sepse fshati im ka marrë zhvillim që mendoj se është shumë herë më mirë se këtu ku ndodhem. Vendet e zhvilluara janë shumë të vështira. Nuk ka si Nivica. Ka rrugën, turizmi po shkon shumë mirë dhe mendoj të kthehem e të bëj diçka. Jam shumë falënderues sinqerisht për atë që keni bërë.

Edi Rama: Tani hajde hap një agroturizëm në Nivicë dhe të siguroj se do jesh më i lumtur dhe në fund të ditës do kesh më shumë se ç’të mbetet këtu.

Flamurtari: Jam mëse i sigurt për këtë.

Edi Rama: Ka ardhur koha që edhe gruaja japoneze të bëjë sakrificën e vet. Boll ndjenje me njerëzit e gruas. Të vij të rrijë ajo me njerëzit e tu tani.

Flamurtari: Bashkëshortja e di se si është Japonia dhe ka qenë në Shqipëri. Edhe thotë gjithmonë, le të kthehemi në Shqipëri. Njerëzit kanë dashuri, jetojnë të lumtur.

Edi Rama: Mos thuaj jetojnë të lumtur se do të të shajnë se të gjithë ankohen.

/e.d

Next Post
Tre shqiptarë dhe 2 italianë atentat të rinjve në mes të Sanremos/ Arrestohen nga policia

E rëndë në Itali/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas, ndërron jetë 33-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com