• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eljan Tanini: Unë jam ai lloj aktivisti, që bëj dhe projekte dhe protesta

by A R
25/05/2016 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eljan Tanini ka qenë një ndër protestuasit më protagonistë, gjatë valës së protestave kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek Liqeni. Por një lajm i beftë njoftoi se Bashkia e kishte shpallur atë fitues të një projekti artistik që do financohet.
Rrjetet sociale po vlojnë, Tanini dyshohet si një i kooptuar nga Veliaj. Edhe disa portale informative kanë shfaqur skepticizmin e tyre në lidhje me këtë financim.

Taninin e kontaktuam nga HashtagAL, duke realizuar një intervistë telefonike, ai sqaroi se si e kishte fituar projektin, ndërsa polemikat ndaj tij, Tanini i shikon nga një këndvështrim interesant. Ai ka bindjen se mund të jetë njëkohësisht dhe një artist i financuar nga Bashkia, por edhe një protestues i egër kundër Bashkisë në të njëjtën kohë…

Eljan, ç’është kjo punë? Pse po lakohet kaq shumë emri yt në media sot?

Është një qelbësirllëk që unë nuk e marr vesh këtë negativitetin rrotull dhe pse më bien robtë më qafë kur kam bërë vetëm punën time si njeri I këtij vend.

Po si është puna?

Para dy vitesh i shkova në zyrë Lulzim Bashës, bashkë me arkitektin që kemi bërë veprën dhe ja propozuam veprën.

Çfarë është kjo vepër? Ma shpjego pak…

Atëherë, bëhet fjalë për memorien kolektive që do simbolizohet nëpërmjet një slulpturë. Pra në një vend që ka pas rëndësi të madhe për qytetin dikur, ti e përkujton nëpërmjet një simbolike të caktuar. Dhe unë kam rreth dy vite që po mendoj që të vendos tek ish-fusha e aviacionit, ose tek parku 1 kilometërsh, një aeroplan simbolik që imiton ato aeroplanet që bëjnë dhe fëmijët. Kjo vepër ka lidhje të dyfishtë dhe me të kaluarën e vendit dhe me skulpturën e re urbane që do ndërtohet atje.

Hapet konkursi tashmë nga Bashkia dhe unë mora pjesë bashkë me grupin tim të punës. Që ka dhe një arkitekt i cili është zëvendës/dekan i arkitekturës.  Ka një inxhinier, ka një grup studentësh që janë marrë dhe me matjen e vendit. Dhe konkurova dhe dola një nga fituesit. Një nga katër fituesit.

Ti këtë projekt e ke personal, apo jeni grup, jeni disa vetë të bërë sëbashku në projektin e aeroplanit?

Jo, kjo është ideja ime, se kush punon me mua është tjetër gjë. Për ta fuqizuar projektin dhe për ta bërë më të rëndësishëm vendosa të ngre grupin tim të punës.

Sa lekë kushton projekti yt Eljan?

Ne nuk e kemi ndarë akoma këtë gjë. Do e financojë të gjithë shumën Bashkia apo do financojë vetëm gjysmën dhe gjysmën tjetër do duhet ta gjej vetë. Nuk kemi folur për këtë gjë.

Dakord, po sa shkon preventivi total i projektit? Sa lekë vlerësohet projekti?

Unë e kam propozuar me disa ide fillestare. Nga inoksi deri tek llamarinat e aluminit. Nëse do jetë prej inoksi do jetë një shumë prej 20 milionë lekësh (19 mijë USD) sepse është 11 metra vepra. Aq sa ka fluturuar MIG-u i fundit në atë fushë, në Fushën e Aviacionit.

Nëse do jetë me llamarinë prej alumini, variant ky që e imiton pak më mirë avionin, mund të shkojë diku tek 10 milionë(9 mijë USD), por nuk e kam të qartë nëse këtu përfshihet dhe haka e punës e njerëzve që punojnë me mua. Unë e dua këtë qytet dhe me protesta dhe me vepra arti. Dhe dorën do t’ia jap dhe Lulzim Bashës dhe Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur bëhet fjalë për një gjë timen. Shumë e thjeshtë.

Eljan, pse janë bërë kaq skeptike mediat ndaj teje sot? Disa e lexojnë si ‘kapje’ tënden nga Bashkia. Si e mendon këtë reagim të medias?

Mediat po thonë që u bëra vegël e Erionit, këtë thonë mediat, pavarësisht se ai në fakt ishte një konkurs.

Por ama është një konkurs që fituesit i përcakton Bashkia, pra Erioni, apo jo?

Jo, jo është konkurs ku juria është e pavarur nga Bashkia. Ishin artistë të Akademisë së Arteve.

Po jurinë kush e përzgjodhi?

Jurinë e ngre Bashkia.

Pra është Bashkia i bie?

Po, Bashkia e propozoi idenë për të vendosur skulptura parku. Nuk e propozoi akademia, akademia zgjodhi artistët dhe ku konkuruan rreth 30 artistë ku ndër ta u zgjodhën 4 fitues në total. Dje u bë dhe prezantimi i punëve fituese.

Ke ndonjë mesazh për skeptikët? Për ata që mendojnë se ti je i kapur?

Unë do mbetem ai njeriu që gjithmonë e ka dashur këtë qytet.

Me apo pa protesta do ta duash?

Me dhe pa protesta do ta dua, në të gjitha mënyrat do ta dua, siç kam qenë do vazhdoj të mbetem.

Do organizosh më protesta?

Po patjetër që do organizoj protesta kur bëhet fjalë për shkeljen e interesit të qytetarëve. Ky projekt ishte një ëndërr e imja. Është një nga projektet që ka lidhje me memorien kolektive.

Por ama është pak e vështirë të besohet se një aplikant i mbështetur me lekë nga Bashkia mund të jetë ndërkohë dhe një aktivist i egër dhe i pakompromis, siç ke qenë ti deri më sot. Apo jo?

Ky është një konkurs i organizuar nga Bashkia ku unë mora pjesë, siç kam luftuar egërsisht si qytetar në të kaluarën do vazhdoj të luftoj prapë.
Sepse Bashkia mund ta bënte dhe kështu, që nuk ma pranonte fare punën mua po të donte. Edhe këtë duhet ta pranojmë njëçik pozitivisht apo jo? Mund dhe ta anashkalonin projektin tim.

Nuk është e thënë…kanë kërbaçin por kanë dhe kulaçin. Apo jo?

Po le të jetë kështu, le të jetë një lloj aktivisti i ri që dhe proteston por dhe bën vepra të mira. Se ne jemi mësuar me modelin e atyre që po morën projekte do e mbyllin gojën. Unë do bëj dhe projekte dhe protestë.

Pra ti po thua që projekti yt i financuar me lekë nga Bashkia dhe aktivizmi yt kundër Bashkisë janë dy gjëra të ndara si me thikë?

Aktivizmi im dhe projekti ecin paralel sepse ky lloj projekti i kushtohet fëmijëve të qytetit.

Intervistoi: H.Hasani / HashtagAL

Next Post

Gallatë e madhe, do shikojmë video të reja seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In