• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elisa e Zilirave

by Edison Ypi
22/08/2024 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ca zagare, ca kërrma, ca surratbajga, ca të dështake, aq të gërrditshme sa kur i sheh të aktivizohen në çast gjëndrat e pështymës, i ka kap paniku pse Elisa Spiropali u zgjodh Kryetare e Parlamentit.
O ziliqare, o teveqele, o donkishote që mulliri i kafes ju duket si Elisa Spiropali që pas pak do j’u bluaj, fanepsjet tuaja, përçartjet tuaja, janë të turpshme, të pandershme, të padenja.

Kaq ju ka tmerruar suksesi i tjetrës, sa keni ikur nga fiqiri, jeni tërbuar, jeni çmendur. Jeni bërë si ato byreqet te cepi rrugicës me qepë, gjizë, spinaq. Por janë plot me bosh. Mezi ndjehet aroma e largët e një thrrime gjize që brenda byrekut u fut gabimisht.
Çfarë po ndodh me ziliqaret e tërbuara që të trazojnë zorrët kur i sheh, i dëgjon, i lexon, është nonsens, paradoks, logjikë e përmbysur, pasojë pa shkak, e ardhme pa të tashme, rrahje pa zemër, zjarr i ftohtë, diell pa qiell, pordhë pa bythë.

Sëmundja e vjetër e ndjek Njeriun këmbakëmbës që nga mjegullat e kohrave.
Vizatime primitive brenda shpellave tregojnë derra dhe dosa të kreshpëruara duke ndjekur një sorkadhe, dëshmojnë lashtësinë e dukurisë.
Në versionin surrealist, zullumqaret ziliqare, tabloja i paraqet si një shkëmb prej mishi. Sa herë Sizifi ngjit lart copat e mishit, aq herë mullari i mishit rrokulliset poshtë.

Në versionin socrealist, tabloja propagandistike me ngjyra të ndezura paraqet një mbledhje kolektivi në Kombinatin Metalurgjik, Uzina Traktori, ose Azotiku i Fierit. Ku klasa puntore përleshet dhëmb-për-dhëmbë me sabotatorë dhe armiq të egër që mezi çpresin t’i fusin revolucionit shkopinj në rrota.

Në podiumin e mbledhjes shoku Jarga, shoku Tuli, shoku Dhjami, shoku Qeni, shoku Çakalli, dëgjojnë të mahnitur dhe aprovojnë nxehtësisht retorikat e ububushme të këllirave të revoltuara. Langaraqet proletare, tornitore, saldatore, montatore veshur me kominoshe doku, tundin kërcënueshëm lart veprat e shokut Vampiri dhe citatet e shokut Mao. Halabaket e inatosura, shoqa Bloza, shoqa Buçja, shoqa Lëtyra, shoqa Kuçka, shoqa Qelbi, po denoncojnë borgjezen Elisa Spiropali për mungesë të syçelësisë proletare, devijim nga vija e partisë, moskryerje si duhet të detyrave si e urdhëron Partia, si e kërkon situata, si na e mëson Pal Vata.
Që revolucionaret e çartallosura që mjaullijnë për Elisa Spiropalin janë goca spiunash, nomenklaturistash, persekutorësh, kjo duket sheshit, këtë e tradhëton surrati prej Shefe Kuadri me lidhje të ngushta me Sigurimin. Zyra e shefes mbyllur me hekura si kafaz ariu. Shefja.

Elisa Spiropali është e vetmja politikane që shkon në terren, ku lodhet, lufton, fiton.
Grindavecet ndaj Elisa Spiropali po t’i varësh kokposhtë me një çengel në tavan, dhe po tu biesh bam-bam me një shkop, mbushin botën me myk.

Ça kërkojnë, ça synojnë, ça pretendojnë, këto shtriga ?
Vështirë me hy në trurin e budallaqeve për me gjet arsyen e vërtetë të qurravitjeve të tyre. Çfarë duhet të bëjë Elisa Spiropali që të qetsohen nëpërkat që rrudhin turiçkat ? A kënaqen llafazanet nëse Elisa Spiropali u thotë të vetëve këtë;

-Faleminderit kolegë për besimin dhe respektin që dëshmuat ndaj meje. Por ka dalë një problem. Nuk duan llapaqenet. Ato që gdhihen e ngrysen në Fejsbuk. Ku shkruajnë poste për të vjellë. Thurin intriga. Shkrepin selfie. Kanë bindjen se pa pëlqimin e tyre dielli nuk ngroh, toka nuk rrotullohet, deti thahet, shiu nuk bie, era nuk fryn. Ju lutem më zëvendësoni me ndonjërën nga kuçkat gjeniale.
Pse bëni kështu o ziliqare ?

Si e keni hallin o inatçesha ?
Mbase jeni egërsuar se keni kohë pa lexuar ndonjë poezi a dëgjuar ndonjë muzikë.
Ndoshta, përveç mamit, nuk ju përkëdhelur askush qëkur keni lindur.

S’mbahet ment sa vjet u bënë që s’po kujtohet ‘kush tu bëjë një kompliment.
S’ësht çudi shpërthimi skizofrenik u vjen nga mungesa e një masazhi të thellë nga ata që femrën e lumturon. Mirpo askush s’ka qef t’i shtypi.

Nëse asnjë nga këto, shkaku i çrregullimeve të tyre psiqike, është brenga më e madhe e femrave. Ajo që dhemb më tepër. Ajo për të cilën kurrë nuk mjaftojnë lotët. Vuajtja më e lemeritshme se mungesa e poezive, muzikës, përkëdhelive, komplimentave, masazhit të qefit, dhe gjithë kënaqësive të tjera. Dhimbja e padurueshme, rënkimi i pazëshëm për faktin se qyshkur s’mbahet ment, askush nuk i ka puthur.

Next Post
Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Çeki, evakuohen banorët e zonës

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Çeki, evakuohen banorët e zonës

Comments 1

  1. Ali Baba pa hajdutë says:
    1 year ago

    Elisa në botën e çudirave, apo Edisoni në botën e Elisave …….?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In