• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

by E B
22/03/2026 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sulm ndaj një institucioni shëndetësor në Sudan ka vrarë të paktën 64 persona dhe ka plagosur 89 të tjerë, ka raportuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Zyra humanitare e OKB-së në Sudan kishte thënë më parë se ishte e tmerruar nga sulmi ndaj një spitali në Darfurin Lindor dje, që raportohet të ketë vrarë dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, dhe të ketë plagosur disa të tjerë.

Grupi sudanez për të drejtat e njeriut, Emergency Lawyers, që dokumenton krimet gjatë luftës mes ushtrisë së Sudanit dhe forcave paramilitare Rapid Support Forces (RSF), raportoi se sulmi ishte kryer nga një dron i ushtrisë që goditi spitalin El-Daein.

RSF kontrollon rajonin e gjerë perëndimor të Darfurit, ndërsa ushtria ka kontroll mbi lindjen, qendrën dhe veriun e Sudanit.

Sistemi i vëzhgimit të OBSH-së për sulmet ndaj shëndetësisë e shënoi incidentin e së premtes si “i konfirmuar”, por nuk dha një vendndodhje të saktë. Sulmi përfshiu “dhunë me armë të rënda” dhe preku një institucionin dytësor të kujdesit shëndetësor, stafin mjekësor, pacientët, furnizimet dhe magazinimin.

El-Daein, kryeqyteti i Darfurit Lindor i kontrolluar nga RSF, është sulmuar rregullisht nga ushtria, e cila po përpiqet të tërheqë paramilitarët drejt bazave të tyre në Darfur dhe larg korridorit qendror të Sudanit. Sulmi më i fundit i ushtrisë ndaj tregut të qytetit më herët këtë muaj shkaktoi zjarr, që dogji fuçitë me naftë për orë të tëra.

Sulmet me dron pothuajse çdo ditë janë tani një tipar i luftës brutale në Sudan, duke vrarë dhjetëra persona në të njëjtën kohë, kryesisht në rajonin jugor të Kordofanit.

Kreu i të drejtave të njeriut të OKB-së, Volker Turk, tha këtë muaj se ishte “i tmerruar” pasi më shumë se 200 civilë raportohet të jenë vrarë nga sulmet me dron brenda një periudhe tetë ditore. “Palët në konfliktin e Sudanit vazhdojnë të përdorin dronë gjithnjë e më të fuqishëm për të shpërndarë armë shpërthyese me ndikim të gjerë në zona të banuara,” tha ai.

Pavarësisht denoncimeve të përsëritura nga OKB-ja, spitalet kanë qenë një target i rregullt gjatë gjithë luftës. Deri në dhjetor, më shumë se 1,800 persona kishin humbur jetën në sulme ndaj institucioneve shëndetësore që nga fillimi i luftës, përfshirë 173 punonjës shëndetësorë, sipas OKB-së.

Këtë vit, janë regjistruar gjithsej 12 sulme ndaj spitaleve në Sudan, duke shkaktuar 178 vdekje dhe 237 lëndime. Në të gjithë vendin, lufta ka vrarë dhjetëra mijëra persona dhe ka detyruar më shumë se 11 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Next Post
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In