Teuta është skuadra e parë shqiptare që përshëndetet me Kupat e Europës. Ekipi durrsak arriti të fitojë 1-0 në “Niko Dovana” ndaj Ventspils, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar sepse në ndeshjen e parë në Letoni u mundën në shifrat 3-0.
Pjesa e parë nisi në dominimin e skuadrës së Bledi Shkëmbit, që goditi shtyllën me Busic dhe më pas pati disa raste të tjera, por pa konkretizuar.
Me fillimin e pjesës së dytë është një aksion personal i talentit Sherif Kallaku, që me dy driblime brenda zone arriti të shënojë golin e vetëm të kësaj ndeshje. Në minutat në vijim lodhja u ndje tek bregdetarët, që patën disa mundësi të tjera për të shënuar, por të pafuqishëm për të vënë në vështirësi reale mbrojtjen kundërshtare.