Andy Murray u eliminua në çerekfinalen e “US Open”, pas humbjes së befasishme nga japonezi Kei Nishikori në pesë sete.
Murray, bartës i dytë, udhëhoqi 2-1 në sete, por në fund u mposht me rezultat 1-6, 6-4, 4-6, 6-1, 7-5, pas tri orë e 57 minutash lojë.
Kampioni i Ëimbledon e humbi ritmin pasi shiu e mbylli çatinë e arenës dhe sistemi i zërimit e ndërpreu në një brejk-poen.
Sfidanti i gjashtë, Nishikori, do të ndeshet në gjysmëfinale kundër Stan Wawrinka, i cili fitoi kundër Juan Martin del Potro me rezultat në sete, 7-6, 4-6, 6-3, 6-2.
“Nuk e kam filluar mirë, ai bëri një rikthim të madh, por në fund e kam përfunduar mirë. Shtyrja pas shiut më ndihmoj për ta nderuar taktikën. Dhe, në fund funksionoi shumë mirë”, u shpreh Nishikori.
Murray, 29-vjeç, ishte në rrugëtim për t’u bërë tenisti i katërt në histori që kualifikohet në finalet e katër “Grand Slam” turneve, në të njëjtin vit, citohet Express. (b.an)










