• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eliminimi i Arjan Spahiut/ Prokuroria e Elbasanit: Franc Çopja ishte porositësi, ekzekutorët Florenc Meçe e Elvis Murati

by Java News
29/11/2022 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e prokurorëve belg në fund të pranverës së këtij viti në Elbasan, në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje kjo e 27 nëntorit 2020, rezultoi e suksesshme. Gjashtë muaj më vonë, këtë nëntor, zyrtarisht, Belgjika është e bindur se Franc Çopja nga Elbasani ka porositur eliminimin mafioz dhe Florenc Meçe Alias Gega si dhe Elvis Murati, kanë bërë ekzekutimin. Detajet janë konfirmuar për Report Tv nga burime nga Prokuroria e Elbasanit.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se në një letërporosi nisur autoriteteve shqiptare, prokurorët belg mësohet se kanë kërkuar informacion për tre personat e dyshuar mbi ekzekutimin. Sipas mediave belge, të tre autorët e dyshuar janë arrestuar, Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani, por ai që mediat belge kanë veshur me mister, është arrestimi i mundshëm i Franc Çopjes. Organizatori i dyshuar i vrasjes, prej vitesh ndodhet në Dubai, vend me të cilin Belgjika s’ka marrëveshje ekstradimi. Pas lajmeve për arrestimin e tij disa javë më parë, nuk dihet nëse Çopja e ka rifituar lirinë prej këtij boshllëku ligjor.

Sipas autoriteteve belge, Arjan Spahiu që u qëllua sapo doli nga një lokal në Molenbe, dyshohet të jetë ekzekutuar si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale në vendin tonë, grupi i Erion Alibejt dhe nga ana tjetër vëllezërit Çopja. Krisja e parë mes bandave nisi vite më parë për humbjen e 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se kishte grabitur drogën.

Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibejt, ky i fundit u mor edhe në pyetje nga prokurorët belgë në Elbasan dhe akuzoi familjen Çopja për të gjitha të zezat që sipas tij i ishin bërë familjes së tij.  Ndërkohë, po sipas dëshmisë së tij, Arjan Spahiu kishte hulumtuar për vrasjet mes tyre dhe kjo është një nga arsyet që e kanë vrarë.

Erjon Alibejt iu vra vëllai Endriti më 29 dhjetor 2018, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai, ngjarje e mbetur e pazbardhur. Sot Alibej, është në burg dhe akuzohet për porositjen e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj në 2020-ën./ReportTv

Next Post
Shpërndarja e kokainës/ ‘Pronari më tha është pluhur dheu i marrë në Kishën e Laçit’, hetohen vetëm kamarierët e banakierët

Shpërndarja e kokainës/ 'Pronari më tha është pluhur dheu i marrë në Kishën e Laçit', hetohen vetëm kamarierët e banakierët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In