• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elezi: PD po vret garën, Berisha rrezikon rezultatin më të dobët në zgjedhjet e 11 Majit

by A R
19/02/2025 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ka shanse Sali Berisha ta risjellë PD-në në pushtet në situatën e aktualitetit dhe politike në të cilën po ndodhin zhvillimet në vend. Çfarë mendojnë të ftuarit në panelin e “Repolitix”.

Ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi shprehet se PD nuk ka garë, me strategjinë e saj po degradon dhe Berisha rrezikon të marrë rezultatin më të dobët historik.

“PD po vret konkurrencën dhe garën. Po vrave garën, ke vrarë interesin. Këta të tjerët nuk janë budallenj kur e shohin. Ata mendojnë se beteja e tyre është hyrja në Parlament. Disa herë e kam thënë se është tradhti ajo që bëhet se 1/3 e listave janë të mbyllura, kur në fakt janë 2/3 të mbyllura. Kjo taktikë e dëmton PD-në në maksimum. Këto ndryshime në Kod i japin ndihmë dhe favorizojnë Edi Ramën, sepse ai ka mundësi t’i kontrollojë listat e tij. Figurat në PD nuk kanë integritet dhe besueshmëri dhe Berishës i duhet që t’i gjejë. A i ka PD figurat, jo! Ka njerëz të sfumuar, nuk kanë ngritur zërin për fenomene të rënda. Nuk janë përgjegjësi vetëm të Bashës, po këta të tjerët që heshtin. E kupton ku shkon degradimi, procesi i zgjedhjes është i gjerë. Me sa duket në sondazhe dhe ekipin që ka, PD rrezikon të mos marrë jo të Lulzim bashës por rezultatin më të dobët ndonjëherë”, shpjegon Elezi.

Kurse Arben Meçe thekson se shansi i vetëm i PD dhe Berishës është fakti se SPAK ka arrestuar dhe po arreston njerëzit e mazhorancës. Kurse për listën e PD-së për primare dhe deputetë, thotë se njerëzit aktualë në Kryesi janë të gjithë të Lulzim Bashës.

“E para i referohem listës së PD. Këta janë të gjithë të Lulzim Bashës dhe aty mungon vetëm Luli. E dyta është Gjekmarkaj, që do e zbusin ë maksimum fushatën e Berishës. Kryesia e mban partinë. Janë të gjithë të Bashës, asnjë nuk ka lëvizur. Në planin e paraqitjes fizike të PD-së me kryesinë nuk kemi asnjë ndryshim. Absurde që SPAK të jetë ngritur Ramën. U ngrit për të goditur pandëshkueshmërinë 30-vjeçare në vend, jo vetëm andej këndej sepse është politikë. Kush shkel ligjin të kalojë në gijotinën e SPAK. PD është ajo që ka qenë. Si deklarata e Flamur Nokës në Diasporë, se për 3 muaj do zhdukin përfundimisht varfërinë. Ose deklaratat e Berishës për rrogat apo pensionet dhe njerëzit në nevojë”, u shpreh analisti për Report Tv.

Ai kujtoi se shans opozita ka vetëm faktin se SPAK po kalon në ‘gijotinë’ qeverinë.

“Shanset e PD-së janë se SPAK ka vënë në gijotinë gjithë drejtimin ekzekutiv të Edi Ramës. Debati është se pse u ngrit SPAK-u? Berisha thotë se u bë për të goditur korrupsionin e Ramës. Rama thotë se e ngrita për të ndërtuar shtetin dhe me këto teza dalin në fushatë. Do ballafaqohen dy filozofi. Një shtet që nuk fal askënd dhe kjo ka kosto dhe një filozofi që shkatërron shtetin: ndërto pa leje, vidh energjinë, bëj krime”, shpjegoi ish-deputeti.

Juristi Skerdilajd Dhuli tha se në krye të PD është Berisha dhe ai mban përgjegjësi apo meritë në humbje dhe fitore, sepse është figura kryesore, teksa thekson se Berisha s’duhet të bëjë gabimet e 2021.

“Berishën do e këshilloja të mos i bënte fare Primaret, sepse ai është në 100, 100%, ai do jetë përgjegjësi nëse humbasin, ai do ketë meritën nëse fitojmë. Burgjet janë mbushur me zyrtarët e PS. Në SPAK ka edhe militante. PD duhet të bëjë një listë perfektë, pa gabimet e 2021, sepse rezultati është determinant. Dhe e dyta fushata, gjuha në fushatë, të fokusohet te programi dhe jo te denoncimet. PD ka shanse maksimale të vijë në pushtet. Gjithçka ka ndryshuar pas 5 Nëntorit në Amerikë”, shpjegoi Dhuli.

Redi Varaku sheh lëvizje pozitive në krahun e opozitës dhe PD duke parë ngjarjet e fundit, që pas fitores së Donald Trump në SHBA.

“Menjëherë pas fitores së Donald Trump, Berisha u lirua. Gjyqi po i shtyhet dhe ekziston mundësia që ajo të pushohet. Është arrestuar numri dy i PS, Erion Veliaj, një nga njerëzit me më shumë lidhje ndërkombëtare. Takimet e Berishës në Gjermani me CDU dhe njohja ndërkombëtare e Berishës që deri dje ishte në ballkon. Por kjo njohje ndërkombëtare duhet të jetë më e qartë, sepse po qe e turbullt, pra duhet qartësuar mbështetja ndërkombëtare. Edhe LaCivita është diçka pozitive. Edhe konteksti gjeopolitik është i rëndësishëm, ku PD është fokusuar te Soros dhe Ramën si mik të tij dhe armik të Trump”, tha ai.

Next Post
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

"Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur", Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Noka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

May 18, 2026
“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

May 18, 2026
Muzeu Arkeologjik i Durrësit, dhe Koleksioni i Durrësit në Beograd

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, dhe Koleksioni i Durrësit në Beograd

May 18, 2026
500 euro më shumë për deputetët? Gjermanët shpërthejnë kundër rritjes së pagave në Bundestag

500 euro më shumë për deputetët? Gjermanët shpërthejnë kundër rritjes së pagave në Bundestag

May 18, 2026
“Trump i dha dritën jeshile Pekinit”, media amerikane: Brenda 5 viteve, Kina do të sulmojë Tajvanin!

“Trump i dha dritën jeshile Pekinit”, media amerikane: Brenda 5 viteve, Kina do të sulmojë Tajvanin!

May 18, 2026

Plagosja e policit, identifikohen dy vëllezërit autorë. Flet efektivi: E kam shok fëmijërie atë që…

May 18, 2026
Trump drejt humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, por ka gati manovrën e tij politike

Trump drejt humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, por ka gati manovrën e tij politike

May 18, 2026
Hapet Simpoziumi i X i Evropës Juglindore dhe Lindore: Akademik Nazim Gruda nderohet me medalje

Hapet Simpoziumi i X i Evropës Juglindore dhe Lindore: Akademik Nazim Gruda nderohet me medalje

May 18, 2026
Lufta me SHBA-të egërson Iranin, rrit numrin e ekzekutimeve për arsye politike

Lufta me SHBA-të egërson Iranin, rrit numrin e ekzekutimeve për arsye politike

May 18, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Nga “1 në 2 tendera pa garë” te “97% e Serbisë”: kontrolli faktik i deklaratës së Tabakut

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In