• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elektorati ka braktisur zgjedhjet !

by
08/06/2015 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Artan Fuga/ 

Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet sociale më ka mësuar disa teknika për të matur ngjarjet reale nisur nga ngjarjet virtuale.

Përpara disa ditësh premtova se do t’u paraqisja miqve të mi në facebook një metodologji vlerësimi të orientimit të votës, me pak fjalë, si të bënim për të votuar.

Por, u kërkova jo pa qëllim që të bëheshin 20 mijë shikime dhe pastaj unë do u ofroja analizën time.

Doja të masja interesimin e publikut për zgjedhjet. Në fakt pati rreth 6 mijë shikime, kur në rast të mira një postim ka pasur edhe 20 ose 30 mijë shikime.

6 mijë shikime në 70 mijë shikime mesatare në muaj. As 10 % të interesuar për të parë sesi mund ta orientojmë votën sipas interesave tona.

Të jetë sot te 10 % hajde po themi 20% shkalla e motivimit të elektoratit për të marrë pjesë në zgjedhje duke marrë jo shifrën maksimale të ndjeksve, por atë mesatare. Ja 25 % nëse marrim si bazë perllogaritjeje shifrën më të ulët të ndjekësve !!!

Do të ishte katastrofë.

Mos harrojmë se këtu shumica janë mosha të reja dhe deri aty te 35 vjetet. Jane popullsi sociale aktive. Kaq të painteresuar për zgjedhjet!!! Ndërkohë ka shumë komente që e shprehin hapur këtë.

Vetëm 25 % e zgjedhësve sot nuk mendojnë t’i abandojnë zgjedhjet. Të tjerët, 75 % nuk kanë vendosur ende dhe nuk interesohen nëse do të marrin pjesë në to.

Kjo do të kishte qenë një dështim total i sistemit tonë elektoral.

Partia fituese do të kishte mesatarisht për bashki jo më shumë se 10 – 15 % të elektoratit, pra do të sundonte në emër të pakicës.

Në demokraci, prej kohësh, që njihet si pushteti i shumicës, në fakt gjithmonë na sundon pakica.

Ja paradoksi që shpjegon gjithçka.

Ja pse zëri i qytetarit nuk dëgjohet, sepse ai nuk është i përfaqësuar.

Ja pse nuk mund të thuhet se cdo popull ka qeverisjen që meriton. Sepse qeverisja nuk është e shumicës.

Ja përse janë pa baza ato habira që thonë sesi ky popull edhe voton vetë edhe ankohet për ata që i ka votuar. Sepse populli nuk voton.

Demokracia si pushtet i shumicës në fakt shpreh zërin e pakicës.
Nuk e ka fajin demokracia, por sistemi ynë elektoral… që e përjashton votuesin, me njëmijë mënyra. Si në betejat e Mesjetës, ku shpesh betejën e zgjidhte jo matja e forcës të trupave, por ndeshja midis shefave në dyluftim.

Ja përse kandidatët nuk e marrin seriozisht. Qëllimi nuk është të vijnë sa më shumë votues, por sa më pak, që ndeshja të bëhet veç me militantët.

Kjo shpjegon se përse nuk ka edhe debat publik mes rivalëve, përse ka kaq folklor, shrje të vockla dhe premtime gratis pa bukë, prej tyre.

Qytetari të mbahet sa më larg votimit.

Kësaj ja kanë arritur. E shihni se askush nuk thërret qytetarin në zgjedhje, por thërret vetëm militantët e tij.

Qytetari nuk dëshiron të shkojë të hedhi votën për politikanët, as politikanët nuk duan ta shohin qytetarin në votime.

Sistemi ynë elektoral ka ngrirë.

Next Post

Krasniqi: Kosova nuk është vend demokratik, vota blihet për 3 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In