• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Electronic Beats sjell Bebe Rexhën dhe Fatboy Slim në Tiranë

by Java News
19/08/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma muzikore e Deutsche Telekom, Electronic Beats, do të sjellë për herë të parë në Tiranë yllin më të ri të muzikës elektro-pop, Bebe Rexhën, si dhe legjendën britanike Fatboy Slim!

26 vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka spikatur si autore tekstesh e shumë këngëve të njohura të yjeve të muzikës ndërkombëtare, por edhe për stilin e saj unik si këngëtare, do të performojë në Sheshin “Nënë Tereza” të premten, më 9 shtator. Në këtë mbrëmje të paharrueshme, Bebe Rexha do të magjepsë publikun shqiptar me hitet e saj më të fundit si “No broken hearts” apo “I can’t stop drinking about you”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.

Një tjetër artist i madh, DJ britanik Fatboy Slim, do të elektrizojë gjithashtu mbrëmjen e 9 shtatorit në Sheshin “Nënë Tereza”! Fatboy Slim është ndër të paktët DJ në botë i vlerësuar me 10 Çmime MTV dhe dy Çmime Brit Awards, dhe shquhet për performanca novatore dhe miksime të pakrahasueshme në skenë.Capture

Surprizat e 9 shtatorit nuk mbarojnë këtu, Electronic Beats sjell gjithashtu Honne, dyshen avangarde të muzikës elektro-soul. Dy djemtë britanikë, të cilët kanë krijuar një identitet unik muzikor, do të debutojnë për publikun shqiptar këngë nga albumi i tyre më i fundit “Warm on a Cold Night” i prezantuar në Korrik.unnamed

Bebe Rexha, Fatboy Slim dhe Honne i bashkohen emrave të tjerë të njohur të arenës muzikore të sjellë në Shqipëri nga Festivali Elektronic Beats gjatë muajve të fundit. Electronic Beats u prezantua për herë të parë për publikun shqiptar nëntorin e kaluar përmes një formati krejt të ri, atë të Electronic Beats Night Club. Që atëherë, performancat live të disa prej DJ-ve më të njohur në botë kanë argëtuar rininë shqiptare me koncertet e tyre në qytete dhe pika turistike si Tirana, Saranda apo Plazhi i Llamanit së fundmi.

Me Electronic Beats, platformën e saj muzikore ndërkombëtare, Deutsche Telekom po sjell një koncept dhe tendencë të re muzikore në Shqipëri, duke krijuar për të rinjtë momente të paharrueshme që ata mund t’i ndajnë me njëri-tjetrin.

Electronic Beats i mirëpret të gjithë fansat e muzikës bashkëkohore dhe elektronike të premten, 9 shtator, në orën 18:00, në Sheshin “Nënë Tereza”.

Më shumë për Electronic Beats dhe aktivitetet e tyre mund të lexoni ekskluzivisht në: Electronicbeats.net

www.electronicbeats.com.al

www.facebook.com/electronicbeats.al/

www.instagram.com/electronicbeats.al/

Electronic Beats mund të ndiqet gjithashtu në të gjitha kanalet e medies sociale si Facebook, Instagram, Twitter, Soundcloud and Spotify.

Rreth Electronic Beats

Që nga krijimi i Electronic Beats në vitin 2000, Deutsche Telekom ka vendosur një standard të ri ndërkombëtar të marketingut muzikor. Electronic Beats disponon një portofol të gjerë të medies novatore dhe organizon festivale dhe performanca live në mbarë botën, duke krijuar përjetime të paharrueshme muzikore. Electronic Beats shërben ndërkohë edhe si platformë për produktet dhe shërbimet novatore të Telekom.

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 156 milionë abonentë celularë, 29 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 18 milionë linja broadband (deri më 31 dhjetor 2015). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 225 200 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2015 ishin 69,2 miliardë euro dhe rreth 64% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

Next Post
Studentët e bëjnë në fakultet por…fotot e tyre thyejnë rrjetin në Facebook

Studentët e bëjnë në fakultet por...fotot e tyre thyejnë rrjetin në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Protesta si stil jetese me qira

June 26, 2026
Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

June 26, 2026
Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

June 26, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama reagon për Banjat e Bënjës: Po përhapet propagandë, projekti është për rigjenerimin e zonës

June 26, 2026
Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

June 26, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaedan

June 26, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

Seanca përkujtimore / Bido: Çështja çame nuk është kundër Greqisë, por një çështje e të drejtave të njeriut

June 26, 2026
Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

June 26, 2026
Faleminderit që protestoni!

“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

June 26, 2026
Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In