• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasani qarku më i ‘shëndoshë’/ Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin më të lartë të obezitetit te gratë

by Java News
23/07/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç.

Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e pesshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës (28.1% e popullsisë) dhe Maltës (24.5). Pas nesh renditet Turqia (23.1%).

Nga vendet e rajonit të dhënat janë vetëm për Serbinë, ku përqindja e grave që konsiderohet obeze është 11.8%.Nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë rumunët (8.3%) dhe italianët (11.4%).Mesatarja e Bashkimit Europian është 14.1%.

Burrat më pak obezë në Shqipëri, ndryshe nga Europa

Sipas Eurostat, në të gjitha Shtetet Anëtare të BE, një pjesë më e lartë e burrave sesa gratë ishin mbipeshë në 2019, me diferencat më të mëdha të regjistruara në Luksemburg (59% e burrave kundrejt 38% e grave), Çeki (70% vs 51%) dhe Qipro ( 59% kundrejt 41%).

Në Shqipëri, obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë. Sipas INSTAT 18.1% e meshkujve e kishin treguesin BMI mbi 30, duke u renditur në vendin e 13. Obeziteti më i lartë në Europë te meshkujt është në maltë (29.7%), Irlandë (24.5%), Hungari (23.7%).
Mesatarja e bashkimit Europian është 15.5%.

Ashtu si te gratë, niveli më i ulët i obezitetit është në Rumani (9.9%) dhe Itali (11.6%).

Qytetet më “elegante” dhe më të “shëndosha”

Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani (20.5%), Berati (20.3%), ndërsa më i ulëti është në Kukës (12.2%)

Për burrat, rekordin e mban Berati (20.8%), i ndjekur nga Fieri me 17.5% dhe Durrësi (17.2%).

Burrat fillojnë e shëndoshen pas moshës 50 vjeç, ku niveli i obezitetit arrin 31.5% për grupmoshën 50-59 vjeç, nga 13.4% për 15-49 vjeç. Edhe për gratë obeziteti kërcen pas kësaj moshe, duke arritur në 45.6% për grupmoshën 50-59 vjeç, nga 16.4% për 15-49 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit. Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë tendenca për të qenë më i shëndoshë, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse./monitor

g.kosovari

Next Post
Bankat dhanë 31 milionë euro vetëm në maj/ Kredia për shtëpi prek rekord të ri

Bankat dhanë 31 milionë euro vetëm në maj/ Kredia për shtëpi prek rekord të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In