• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Vetëvrasja e biznesmenit Shefik Bora, pistat e hetimit që nga borxhet deri te prishja e loaklit

by Java News
20/07/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia jep detajet e para pasi biznesmeni 54-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në sheshpushimin e shkallëve, në banesën e tij në Elbasan. Sipas policise, ne trupin e viktimes nuk jane konstatuar shenja dhune, apo demtime te tjera. Nderkohe po vijon marrja ne pyetje e familjareve per te hedhur drite mbi ngjarjen.

Ngjarja 

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas të dhënave të para mësohet se ai është identifikuar si shtetasi Shefik Bora, i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 në banesën e tij dhe kanë qenë vetë familjarët që janë përballur me skenën e tmerrshme, teksa kanë gjetur të varur e të pajetë familjarin e tyre.

Policia bën me dije se nga veprimet e para në trupin e biznesmenit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Biznesmeni Shefik Bora disponon prej më shumë se 15 vitesh një lokal dhe hotel në fund të parkut Rinia të qytetit të Elbasanit, përballë të së cilit është ndërtuar edhe gjykata e re e qytetit.

Për pasojë sipas burimeve konfidenciale shkak i depresionit të biznesmenit ka qenë se vetëm pak kohë më parë ai është lajmëruar se lokali i tij do të prishet pasi aty do të ndërtohet rruga për në gjykatë, shkruan “Panorama”.

Gjithsesi Policia po heton edhe në pista të tjera siç është edhe borxhi që mund të ketë pasur biznesmeni.

Njoftimi i policise 

Më datë 19.07.2017 në Lagjen “5 Maj” në sheshpushimin e shkallëve të banesës së tij, shtetasi Sh.B, 54 vjeç banues në Elbasan është vetëvarur si pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ma.me

Next Post
Zyrtari i Lista Srpska: Këto janë kushtet tona për Qeverinë kosovare

Zyrtari i Lista Srpska: Këto janë kushtet tona për Qeverinë kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
Elisa e Çudirave

Gazidede dhe Horoskopa

March 2, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia jonë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In