• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Elbasan/ Sfida e Ballës: Për 8 vjet në pushtet, PD dhe LSI dhanë 600 leje legalizimi

by Java News
05/04/2021 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6, i cili iu përgjigj kritikave të PD-së duke thënë se mjafton që të shohin depon e ujit që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën. 

  • Elbasan-Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6. Në fjalën e tij, Balla iu përgjigj kritikave të PD-së, të cilët pretendojnë se nuk është bërë asgjë në këto 8 vite, duke thënë se mjafton që të shohin depon e ujit që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën. Balla thotë se është një investim i rëndësishëm edhe për zonën e Krastës, që arrin vlerën e 3.5 miliardë lekëve, për të garantuar ujë të pijshëm 24 orë.

“Siç mbajta fjalën me krahinën tonë të Shmilit, për rrugën që të shumëkush thoshte s’ka për tu bërë  kurrë, kjo këtu është shumë herë më e lirë dhe më e bëshme se ajo lart. E dyta meqë këta të Partisë Demokratike kishin bërë takim edhe thoshin “S’ka bërë asnjë punë”, mjafton të ngrejnë kokën si i themi ne tek Teqja e të shohin depon e ujit, që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën këtu, por edhe për zonën e Krastës, gati 3.5 miliard lekë për të garantuar që uji i pijshëm këtu të mos mungojë më kurrë. Investimi është në zbatim e sipër, kryetarin e Bashkisë e keni këtu”, tha Balla.

Nderkaq, Balla shtoi se mbështetësit e PD duhet të kuptojnë që ka dy ekipe në fushë, ai i gjumit dhe ai i punës. Sipas tij, në 8 vjet qeverisje, PD dhe LSI dhanë vetëm 600 leje legalizimi.

“Ka dy ekipe në fushë: 1 ekip i gjumit dhe 1 ekip i punës. Kush do ekipin e gjumit t’i shkojë nga mrapa, por hajër s’ka për të bërë kurrë PD me atë ekip. Ndërkohë që ne jemi këtu për të çuar përpara plot investime, kjo zonë duhet të bëhet qytet se nuk është fare qytet, kjo zonë duhet të vazhdojë procesin e legalizimeve… Këta që thonë s’keni bërë asnjë punë, thojini vetëm një shifër: 8 vjet PD në pushtet bashkë me LSI-në, vetëm 600 leje legalizimi në gjithë qarkun e Elbasanit, 1 leje në dy ditë”, shtoi Balla.

Akuzat për Metën dhe Berishën nuk munguan, ku sipas tij ata janë bërë bashkë për të penguar reformën në drejtësi. Balla shtoi se këto zgjedhje janë vendimtare për drejtimin që do të marrë Shqipëria, teksa shtoi se vota në 25 prill duhet të shkojë për PS dhe Edi Ramën.

“Këto zgjedhje janë se në çfarë drejtimi duhet të eci Shqipëria. Kush nuk e ka kuptuar akoma duhet të dijë një gjë: Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë jo se kanë hallin e kësaj rrugës tonë këtu, se as nuk e dinë ku bie por duan të pengojnë Reformen në Drejtësi. Këto zgjedhje nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, në këto zgjedhje rrezikojmë që gjithçka kemi arritur deri tani, të na kthehet mbrapsht. Thirrja ime është që për të gjitha këto që ne kemi bërë, që s’i kemi bërë si duhet, kjo është një votë për Edi Ramën, kjo është një votë që PS të vazhdojë ta ketë Elbasanin në qendër të vëmendjes dhe më shumë se sa e ka pasur. Atë që ka bërë Partia Socialiste në Vlorë, duhet ta bëjmë në Elbasan këtë 4-vjeçar të ri”, përfundoi Balla.

Next Post
Bardhi reagon për ndryshimet në qeveri: Edi Rama i lodhur dhe i vjetruar, bëri riciklime në kabinet

Gazmend Bardhi u premton pa frena fermerëve: Na votoni, do ju japim lekë në dorë dhe do iu shesim prodhimet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In