• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Elbasan/Policia në kërkim të Erjon Llapushit që dhunoi kamarierin

by Java News
09/10/2021 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhunoi për vdekje kamarierin në Elbasan! Policia në kërkim

Gjashtë ditë pasi një kamarier në Elbasan u dhunua fizikisht nga një klient për arsye banale deri në vdekje, Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Erjon Llapushi, me precedentë penalë, është shpallur në kërkim kombëtar, pasi dhunoi me grushte dhe sende të forta 50-vjeçarin Gazmend Kurmaku, për shkak se ky i fundit i tha se tavolina ku ishte ulur Llapushi si klient ishte e rezervuar.

Në sherr e sipër, 50-vjeçari u përplas me kokë në një pjesë betoni, duke përfunduar në vdekje klinike. Kurmaku ndërroi jetë gjatë ditës së enjte në Spitalin e Traumës në Tiranë ku u transferuar natën e ngjarjes.

Policia po kryen kërkime edhe në qytetin e Pogradecit, ku Llapushi është banues.

Policia e Elbasanit ka marrë në pyetje biznesmenin dhe punonjësit e tjerë të restorantit, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

E SHKUARA E AUTORIT

Erjon Llapushi është emër i njohur në radhët e Policisë. Më 5 maj të vitit të shkuar, Operacioni Forca Operacioni zbarkoi edhe në Pogradec dhe midis emrave ku kërkonte sqarime për pasurinë ishte edhe Llapushi. Në atë periudhë ai ndodhej në qelitë e paraburgimit, pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që përmes shantazhit dhe dhunës, kanë detyruar biznesmenët e Pogradecit të dhurojnë aksionet e tyre.

Erjon Llapushi rezulton të ketë tjetërsuar një pjesë të aksioneve të bizneseve duke ua dhuruar më pas personave të tretë, gjithashtu me precedentë penalë.

Në dëshmitë e zbardhura të aksionarëve të kompanive, iu shpjegohet hetuesve brutaliteti me të cilin vepronin anëtarët e bandës, me qëllim që ata të firmosnin kontratat për dhurimin e aksioneve.

Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga Policia, çka çoi më pas edhe në arrestimin e Llapushit dy muaj më vonë. Ndërkohë, më 29 maj 2021 ai ra në pranga në kuadër të operacionit “Perimetri” pasi u kap duke transportuar 24 emigrantë të paligjshëm në zonën e Pogradecit.

Ende nuk dihet se si Llapushi ka rifituar lirinë për një periudhë kohore brenda pak muajsh. Në njoftimin e Policisë për atë rast thuhet se Llapushi ishte dënuar edhe për plagosje në vitin 2008, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pogradec. Më 1 maj të vitit 2007 Llapushi kishte tentuar të vetëvritej.

Policia e Elbasanit po bashkëpunon me atë të Korçës për kapjen e autorit për të cilin dyshohet se fshihet në zonën e Pogradecit, pasi banon në këtë qytet.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Gazmend Kumaku ndërroi jetë, pasi ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës./Gazeta Shqip

Next Post
“Delta” i ka simptomat krejt ndryshe

Studimi italian gjen pasojën e panjohur të Covid-19

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Sot kujtohet policia te kerkoje kyt mjekrosh,si nji cjap,ai duhet te ishte ne burg,vrau njeriun kot se koti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

December 24, 2025
“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

December 24, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

December 24, 2025
Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

December 24, 2025
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe vranësira nga mesatare deri në të dendura

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe vranësira nga mesatare deri në të dendura

December 24, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

‘Suel Çela i ka zgjidhur hall jete’, Salianji ‘shpërthen’ ndaj Nokës: Ke shitur PD dhe zgjedhjet! A e kalon dot oqeanin?

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com