• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan, Klosi: 600 mijë euro investime për arsimin profesional

by Java News
01/09/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e parë të regjistrimit të nxënesve në vitin e ri shkollor, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka zgjedhur një nga shkollat më me zë profesionale në Elbasan, “Ali Myftiu”, për të parë më nga afër nisjen e ciklit të regjistrimeve. Edhe pse është dita e parë e regjistrimeve, duket se nxënësit që sapo kanë përfunduar ciklin 9 – vjecar i janë drejtuar shkollave profesionale për të nxjekur ciklin e mesëm shkollor.

Në këtë kuadër, ministri Klosi  i shoqëruar nga kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe prefekti, Arben Kamami, pasi ka parë nga afër ambjentet e kësaj shkolle si dhe laboratorin e praktikës, e ka cilësuar si një sukses rritjen e kërkesave, duke pohuar se “e gjithë puna që kemi bërë një vit më parë me të gjithë drejtuesit e shkollave të arsimit profesional, me shumë partnerë të arsimit profesional, komunitetet e biznesit, ku falë këtij sensibilizimi shohim se vetëm në ditën e parë të regjistrimit janë 200 nxënës të regjistruar krahasur me një vit më parë, ku në total kanë qenë 300 nxënës”.

Klosi tha se “ne do të arrijmë objektivin tonë të dyfishimit të nxënësve që ndjekin arsimin profesional, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë, pasi  ka një rritje të kërkesave jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga prindërit për të ndjekur arsimin profesional, pasi po shihet në të gjithë Shqipërinë si një nga mundësitë më të mira për të ndryshuar nivelin ekonomik të jetës”.

Duke vlerësuar stafin pedagogjik të shkollës, si dhe bashkinë e Elbasanit, Klosi theksoi se “Ne po bejme investime te mëdha jo vetëm për shkollën “Ali Myftiu”, por edhe në të gjithë Shqipërinë, ku përveç buxhetit të shtetit, qe do të financojë një projekt prej 600 mijë euro për rehabilitimin e kësaj shkolle të bazës së tij prodhuese, janë edhe projektet e KE që do të transformojë qendrën e Formimit Profesional pranë shkollës “Ali Myftiu”, në një nga qëndrat  më të mira në rajon. Oferta që i kemi bërë qytetarëve shqiptarë për më shumë arsim profesional dhe brezit të ri për më shumë edukim profesinal dhe zanat, është një ofertë e cila ka bazën tek një jetë më të mirë”.

Klosi tha se “për herë të parë pas kaq vitesh, për arsimin profesional është edhe kriteri i notës, me qëllim që të jetë shkolla e nxënësve me sa më shumë mundësi dhe në këtë kuadër falenderoj bashkinë e Elbasanit që ka ndihmuar për realizimin e këtij proçesi. Edhe me buxhetin e vitit të ri që po përgatisim do të shtojmë buxhetin për arsimin dhe edukimin  profesional”, tha Klosi.

Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, pasi ka ofruar edhe akomodim falas në konvikte për nxënësit me probleme ekonomike, ka falenderuar ministrin Klosi që zgjodhi Elbasanin në ditën e parë të regjistrimeve, duke deklaruar ndër të tjera se “tashmë Elbasani është bërë qyteti pilot në bashkimin e dy shkollave të mesme profesionale. “ Sali Ceka”, “ Ali Myftiu” si edhe Qendrës së Formimit Profesional dhe në këtë kuadër është detyra jonë që t’i gjendemi pranë nxënësve, me qëllim krijimin e kushteve të punësimit dhe praktikës. Ne kemi rritur bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe me bizneset, me qëllim që këta nxënës të praktikohen dhe pas përfundimit të shkollës të kenë mundësi të punësohen dhe deri më tani ja kemi arritur që të kemi rezultate të larta përsa i përket punësimit të tyre.  Shpresoj se Elbasani do të jetë ne pararojë në arsimin profesional në Shqipëri”, theksoi Sejdini.

Next Post
VIDEO/ Policia italiane në ndjekje të skafistit shqiptar 19 vjeç

VIDEO/ Policia italiane në ndjekje të skafistit shqiptar 19 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In