• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan/ Balla: Kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet!

by Java News
08/06/2019 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla nga Elbasani dha mesazhe të qarta për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. “Është shumë e rëndësishme që në këtë fushatë të jemi shumë herë më shumë të angazhuar se në çdo fushatë tjetër sepse kundërshtari ynë në këtë fushatë është një grupim politikanësh të korruptuar të cilët nuk duan që populli të shprehet me votë në zgjedhje. Në Shqipëri ka marrë fund, një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë. Lulzim Basha e di fare mirë këtë, padroni i vet politik, Sali Berisha e di fare mirë këtë.

Kjo është një fushatë që duhet fituar për Shqipërinë, që duhet fituar për shtetit me rregulla, për shtetin me institucione. Po ua them shumë qartë, beteja jonë për të zhvilluar një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues, 30 Qershor, është një betejë që ne do ta fitojmë. Do ta fitojmë, sepse vetëm keshtu mund të bindet çdo banor i Shqipërisë që rregullat zbatohen njësoj. Të gjithë jemi këtu për një ditë të vetme, 30 Qershorin, dhe harrojeni që mund të dalë dikush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm në 30 Qershor.

I kemi shkruar bashkë me PD nenet e kodit penal. Neni 325 e thotë shumë qartë, kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet.

Neni 330, e drejta e zgjedhjes, kush pengon një zgjedhës të vetëm të shkojë të votojë dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg, kur kryhet në bashkëpunim” thai. Balla u shpreh i bindur se jo vetëm PS do të fitojë zgjedhjet vendore, por edhe mandatin e tretë për të qeverisur vendin në vitin 2021:

“Edi Rama, jo vetëm është në krye të një qeverie legjitime, por siç do të vazhdojmë të drejtojmë Bashkinë Elbasan me Gledin, edhe në vitin 2021 me Edi Ramën do të fitojmë mandatin e tretë të PS”. Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit së bashku me kandidatin për Bashkinë e Elbasanit Gledian Llatja, deputetë e kryetarin e bashkisë Qazim Sejdinin u ndalën në njësin nr.1 në një takim me qytetarët e kësaj zone. Kandidati Gledian Llatja po ashtu vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve duke premtuar se në krye të Bashkisë së Elbasanit do të vijojë më tej zhvillimin jo vetëm të qytetit, por edhe të fshatrave: “Në 30 Qershor ne do të bëjmë zgjedhje, do të lidhim kontratën me njëri tjetrin. 30 Qershori është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për mua si kandidat, apo për Këshillin Bashkiak, por për të gjithë Shqipërinë, për t’i treguar të gjithëve se PS është ajo që bën zgjedhje model dhe ka forcën mbështetëse më të madhe në popull”.

Next Post
Veliaj prezanton projektin e 100 lagjeve edhe në Zall Herr

Veliaj prezanton projektin e 100 lagjeve edhe në Zall Herr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In