• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elbasan, arrestohen katër persona me 50 kilogramë drogë dhe armë

by
10/08/2015 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasan, arrestohen katër persona me 50 kilogramë drogë dhe armë

Policia e Elbasanit, ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë në Librazh të koduar “Xhyra 2”, ku janë arrestuar katër persona, janë sekuestruar 50 kilogramë marijuanë dhe armë të llojeve të ndryshme.

Sipas policisë, janë asgjësuar edhe dy parcela me bimë narkotike, një armë  zjarri pistoletë me një  krehër me fishekë,  1000 euro, 20.000 lekë  të  rinj  dhe  një  automjet “Fuoristradë”.

Sipas policisë jnë vënë në panga: Adriatik  Qoshku, 33 vjeç, lindur ne Babje-Librazhd dhe banues në Tirane;  Ergest Çuni, 24 vjeç lindur e banues ne Poliçan-Berat; Shkëlqim Çepi, 38 vjeç, lindur e banues në Xhyrë-Librazhd; Klodian Çuka 29 vjeç lindur e banues Xhyrë-Librazhd.

Arrestimi  i  tyre  u  bë,  pasi, në  vendin  e  quajtur rruga e fshatit Babjes,  Librazhd,  këta  shtetas janë  kapur në  flagrancë  nga  policia  ku udhëtonin  me  automjetin fuoristradë të tipit ‘Mitsubishi’  me   targë  AA 849 KI, në  drejtim  të Tiranës. Gjatë  kapjes në  flagrancë u janë  gjetur dhe sekuestruar në  cilësinë  e provës materiale:  50 kg  lëndë  narkotike  marijuanë , 1. 000 euro, 20 .000 leke të rinj, të  cilat kanë  shërbyer për blerjen e lëndës narkotike, mjë armë pistoletë  ‘MINI BLOË’, një peshore elektronike si  dhe sende të ndryshme që u kanë shërbyer personave për kultivimin e bimëve narkotike, 8 aparate celulare te markave te ndryshme.

Sasia e lëndës narkotike ìshte blerë nga shtetasit Adriatik Qoshku dhe Ergest Çuni në fshatin Xhyrë-Librazhd tek shtetasit Shkëlqim Çepi dhe Klodian Çoku të cilen pasi e kishin kultivuar dhe përgatitur ua  kishin shitur shtetasve të sipërpërmendur me qëllim tregtimin e saj në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu gjatë  operacionit efektivat e policisë Librazhd në vendin e quajtur  “Shpella e Pisjasit” në malin e fshatit Xhyrë, Librazhd kanë  asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 222 bimë narkotike.

Nga informacionet e marra  në  rrugë  operative rezulton se autorë  të  kultivimit  të  bimëve  narkotike,   dyshohet  të  jenë  shtetasit  Shkëlqim Çepi dhe  Klodian Çuka,  të  cilët  janë  arrestuar më vonë gjatë  operacionit  në  automjet së  bashku me dy shtetasit e tjerë.

Po vijon  puna  nga  ana  e  policisë,  për  zbardhjen  e  plotë  të  këtij  trafiku,  si  dhe  efektivat  e  policisë  Librazhd  po  vijojnë  Kontrollin  e  territorit  për  Evidentimin  dhe asgjësimin e bimëve  narkotike.

Next Post

Kush fshihet pas largimit të dy motrave Kajtazi në Durrës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com